Mund t’ju duket e çuditshme, mirëpo bebi juaj mund të ekspozohet ndaj tingujve të ndryshme gjersa është në barkun e nënës. Si rezultat i kësaj, leximi i një libri për bebin tuaj fillon qysh atëherë.
Jo më kot thuhet se libri është një nga shokët më të mirë gjatë jetës së njeriut.
E, duke marrë parasysh benefitet e tij, ju mund të filloni dhe të zhvilloni këtë shprehi tek fëmijët tuaj qysh në fëmijërinë e hershme.
Sa më shpesh që fëmija juaj është i/e ekspozuar, aq më shpejt ky zakon do të përvetësohet shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Për të fituar një shprehi të të lexuarit, ndiqni më poshtë disa këshilla:
1.Gjeni një vend të qetë
Nuk ka nevojë të jetë një kënd i veçantë në shtëpinë tuaj për të lexuar, por e rëndësishme është që të jetë një vend i qetë.
2.Zgjidhni një libër për të lexuar
Librat e shkurtër e me foto tërheqin vëmendjen e foshnjeve. Ndërsa, fëmija juaj rritet, ju mund të prezantoni libra me personazhe të ndryshme.
3.Lexoni dhe komunikoni me fëmijën tuaj
Lexoni historitë e ndryshme me fëmijën tuaj. Sigurohuni që të bisedoni përmes fotove që shihni. Në rast se në librin tuaj ka figura si kafshët, ngjyrat, mundohuni që përmes gishtit tregues ti emërtoni ato, në mënyrë që fëmija juaj të familjarizohet me konceptet.
4.Lexoni për një kohë të shkurtër
Nuk është e domosdoshme të lexoni për një kohë të gjatë. Sigurohuni që të ndiqni reagimet e foshnjes suaj, në mënyrë që të mos jetë zhgënjyese për atë./Gazeta Shneta/