Konsumimi i arrave ka lidhje me përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe vdekshmëri të parakohshme.
Arrat janë burim i yndyrnave të pangopura, fibrave, proteinave bimore, mikronutrientëve dhe antioksidantëve, ndërsa konsumimi i rregullt lidhet me reduktimin e kolesterolit të keq dhe triglicerideve – yndyrave më të zakonshme në gjak, shkruan Euronews Health, përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse shumë besojnë se arrat shkaktojnë shtim në peshë për shkak të densitetit të lartë energjetik, studimet tregojnë të kundërtën: ato rrisin ndjenjën e ngopjes dhe ndihmojnë në menaxhimin e peshës kur konsumohen me moderim.
Cilat arra janë më të shëndetshme?
Arrat Pecan – Konsumimi i arrave pecan mund të ndihmojë në shëndetin kardiovaskular, veçanërisht në përmirësimin e profileve të lipideve në gjak. Ato përmbajnë nivel të lartë polifenolësh dhe komponimeve bioaktive që rrisin aktivitetin antioksidant dhe ndihmojnë në reduktimin e oksidimit të lipideve.
Arra e zezë (Walnuts) – Janë të vetmet arra me aprovimin e FDA-së për përfitime të shëndetit të zemrës. Përmbajnë acid alfa-linoleni (ALA), një acid yndyror omega-3 bimore, që mbështet shëndetin e zemrës, trurit dhe metabolizmit. Studimet klinike tregojnë se konsumimi i rreth 30 gramëve në ditë mund të ulë kolesterolin e keq. Tradicionalisht lidhen edhe me përmirësimin e memories dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit.
Bajamet (Almonds) – Ofron përfitime të larta ushqyese për shëndetin e zemrës, menaxhimin e peshës dhe mbrojtjen antioksidante. Janë të pasura me fibra, duke ndihmuar metabolizmin, tretjen, kontrollin e sheqerit në gjak dhe shëndetin e mikrobiomës së zorrëve. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E, që mbron qelizat nga dëmtimet oksidative. Dosi e rekomanduar për përfitime optimale është 42–50 gramë në ditë.
Pistachet – Janë të pasura me antioksidantë dhe kanë një raport të lartë kalori-proteinë. Sigurojnë vitaminë B dhe folate, të rëndësishme për procese qelizore si riparimi i ADN-së dhe prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu përmbajnë valinë, një aminoacid esencial për rritjen dhe riparimin e muskujve.
Arrat Braziliane (Brazil nuts) – Një nga burimet më të pasura të selenit, një mineral esencial që vepron si antioksidant dhe mbështet funksionin imun. Për shkak të përqendrimit të lartë të selenit, rekomandohet të konsumohen vetëm një ose dy arra Braziliane në ditë për të shmangur efektet toksike.


