Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj deklaratës së Kadri Veselit

Lajme 02/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se “sistemi shëndetësor po na frikëson të gjithëve, ndërsa po i bën fajtorë njerëzit të cilët më së paku janë të tillë, mjekët”.

Veseli i bëri këto deklarata gjatë një pritjeje për mjekët specialistë të cilët protestuan sërish për konkursin e Ministrisë, shkruan Gazeta Shneta.

Por ministria ka reaguar duke njoftuar se ka hapur dy konkurse për specialistët dhe është zotuar se do të bëjë çfarë është e mundur për t’iu siguruar kontrata të përhershme.

Ministria e Shëndetësisë po konsideron se çështja e konkursit po keqpërdoret për interesa të tjera.

“Ministria shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj, që kjo situatë rreth specialistëve të papunë, po përdoret edhe për adresime të tjera jashtë interesit të vet specialistëve mjekësor”, thuhet në reagim. /Gazeta Shneta/

Reagimi i plotë:

Komunikatë për media lidhur me konkursin e specialistëve mjekësor

Me qëllim të informimit të drejtë të profesionistëve shëndetësor, përkatësisht mjekëve specialistë që presin për punë dhe opinionit publik, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se në vazhdimësi është preokupuar më kërkesat e tyre të cilat i ka diskutuar me nivelet më të larta vendimmarrëse në vend dhe me vet profesionistët në kërkim të zgjidhjeve sa më praktike.

Si rezultat i angazhimeve konkrete dhe sigurimit të informatave të plota për numrin e specialistëve të papunë dhe profilet e tyre që për herë të parë në Kosovë si proces është kryer nga Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar, me lejim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe futjen e vendeve të lira për punësimin e tyre në Ligjin për Buxhetin e Kosovës 2017, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë i ka angazhuar rreth 220 mjekë specialistë në punë, në dy periudha kohore nga tre muaj (nëntor-dhjetor 2016 dhe janar-mars 2017), për të siguruar për ta hapjen e konkurseve për pranin në marrëdhënie të rregullt pune: Konkursi i parë është shpallur më 21 mars 2017, kurse konkursi plotësues më 14 prill 2017.

Shpallja e konkurseve për këto vende të punës për mjekët specialistë është bërë sipas kërkesave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), njësive të saj përbërëse (spitaleve të përgjithshme), Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ).

MSh shpreh keqardhje që inkuadrimi në punë të përhershme i specialistëve në SHSKUK është shtyrë për shkak të kërkesës së Inspektoratit të Punës që konkursi për këtë shërbim të anulohet, derisa konkursi për IKSHP dhe QKTGJ është në zhvillim e sipër.

Duke shprehur vërejtjet e saj ndaj kërkesës së Inspektoratit i Punës, të cilën MSh e ka ankimuar në afatin ligjor në institucionet kompetente, MSh siguron specialistët e papunë se do të bëjë çfarë është në përgjegjësinë e saj që ata të sistemohen në afat sa më të shpejtë që të jetë e mundur në punë të përhershme, ndërkohë që shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj, që kjo situatë rreth specialistëve të papunë, po përdoret edhe për adresime të tjera jashtë interesit të vet specialistëve mjekësor.

Artikulli paraprakLargojuni këtyre ushqimeve gjatë trimestrit të parë, mund t’i sjellin anomali bebes
Artikulli i rradhës Këshilla se si të dukeni gjithmonë bukur në fotografi

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.