Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një vaksinë të re nga kompania Moderna, e cila ka një dozë shumë më të ulët sesa vaksina e mëparshme.
Kjo vaksinë e re, e quajtur mNexspike, është krijuar për të dhënë mbrojtje më të saktë ndaj COVID-19 dhe ka më pak ngarkesë për trupin.
Vaksina nuk do ta zëvendësojë vaksinën e zakonshme të Moderna-s, por do të jetë një mundësi shtesë për dy grupe të caktuara:
Personat mbi moshën 65 vjeç
Personat nga mosha 12 deri në 64 vjeç që kanë sëmundje që i vënë në rrezik më të lartë nga COVID-19
Moderna ka bërë të ditur se këtë vjeshtë do të ofrojë të dyja vaksinat: atë të zakonshmen Spikevax, dhe këtë të renë me dozë më të ulët mNexspike, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Kjo vaksinë e re synon të japë mbrojtje të mirë me më pak efekt anësor, dhe shihet si një hap i rëndësishëm për të ndihmuar më shumë njerëz, sidomos ata që janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes./Gazeta Shneta/


