Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka deklaruar se janë të gatshëm të ndihmojnë të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri.
FSSHK nëpërmjet një komunikate ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë kapacietet e saj profesionale për t’iu dal në ndihmë personave të lënduar nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballësh që ndodhi në Shqipëri mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Shneta.
Komunikata e plotë:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thellësisht shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve dhe lëndimeve të pësuara të popullatës shqipëtare,të gjithëve ju shprehim ngushllime më të sinqerta duke u solidarizuar në mënyrë me vëllazërore të mundshme.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bënë apel tek të gjitha Institucionet Shëndetësore relevante e veçanërisht Ministria e Shëndetësisë që të vë kontakt sa më të shpejtë me Institucionet Shëndetësore të Shqipërisë me qëllim të ofrimit të ndihmës së mundshme shëndetësore.
FSSHK-së në çdo kohë dhe çdo moment është e gatshme të ofrojë potencialin e vet njerëzor me qëllim të ofrimit të ndihmës për popullatën tonë.
Ne po tentojmë që vazhdimisht të jemi në kontakt me Sindikatat Simotra nga Shqipëria me qëllim të grumbullimit të informatave të sakta.