Kirurgët e suksesshëm shqiptar të plastikës në Qendrën e Labioskizës në Piza të Italisë, bashkë me stafin e specializuar të Spitalit Amerikan që ndodhët në Labrakë, Shqipëri, për t’iu ofruar ndihmë pacientëve të tyre.
Ata operojnë rreth 300 raste në vit, të fëmijëve me palatoskizis, diagnozë kjo që kishte edhe pacientja e tyre e sotëm 3 vjeçare.
Sipas kirurgut kryesor, një intervenim i tillë duhet të bëhet rreth moshës 6 deri në 8 muaj, pikërisht në kohën para se të fillojë të flasë.
Fëmija është operuara edhe më parë, por qiellza i është hapur sërish, prandaj kirurgët kanë vendosur të bëjn një operim plastik sekondar, edhe pse në raste të tilla, situata e operacionit vëshitrësohet, dhe zgjatë për rreth një orë, theksojnë doktorët për News24, transmeton Gazeta Shneta.
Në Shqipëri numri i fëmijëve që lindin me këtë sëmundje të rrallë, arrinë deri në 15 raste në vit. Fëmijët e prekur nga kjo sëmundje kanë vështirësi në të folur, në të ushqyer, dhe shumë çështje të tjera.
Ndryshe, Elga është pacientja e dytë që do të operohet falas për këtë shkas në Spitalin Amerikan nga kirurgët italian. Ajo edhe pse kishte vështirësi në të folur, u shpreh shumë mirënjohëse për mundësinë e ofruar, dhe falenderoi gjithë stafin për ndihmën e tyre. /Gazeta Shneta/