Kur nëna e Sheree Psailas ishte shtatzënë, mjekët e këshillonin ta abortonte atë, duke u frikësuar se nuk do të jetonte pas ditëlindjes së saj të parë.
Çuditërisht, jo vetëm që Sheree ka arritur moshën 22-vjeçare, por ajo u bë vetë nënë kur ajo lindi djalin Hayden këtë vit.
Ajo ka lindur me një gjendje të rrallë kongjenitale të quajtur “arthrogryposis multiplex congenita (AMC)”, që do të thotë se ajo nuk ka pothuajse asnjë ind të muskujve në krahët apo këmbët e saj dhe mezi është në gjendje t’i përkulë nyjet e saj.
Sheree ka pasur rreth 22 operacione për të ndihmuar në zbutjen e simptomave të AMC-së së saj, duke përfshirë transferimet e muskujve dhe lirimin e tendinit, por gjendja e saj mbetet kryesisht e pandryshuar, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, nëna nuk e lejon trupin e saj të kufizojë dhe i ka sfiduar të gjitha parashikimet e mjekëve, duke jetuar një jetë të pavarur dhe duke filluar familjen e saj.
Sheree takoi bashkëshortin e saj 26-vjeçar, Chrisin i cili gjithashtu ka një trashëgim që shkaktoi dëme në shpinë.
Ata u takuan gjatë studimeve të marketingut dhe mediave sociale, ndërsa u martuan vitin e kaluar./Gazeta Shneta/