Ekspertja ehormoneve, Alisa Vitti, ka rekomanduar çiftet që të kryejnë marrëdhënie seksuale në orën tre të pasditës, ngase beson se hormonet janë në pikën kulminante të tyre në këtë pjesë të ditës.
Sipas teorisë së saj, të theksuar në librin “Woman Code”, rreth orës 15:00 meshkujt kanë nivele më të larta estrogjeni, duke I bërë ata më të ndjeshëm emocionalisht gjatë aktit.
Alisa shpjegon se pasditja e herët, dreka është gjithashtu një kohë e përshtatshme për meshkujt të bëjnë seks, sepse, ndërsa nivelet e tyre të testosteronit bien, nivelet e tyre të estrogjenit rriten dhe ata e përjetojnë ndryshe marrëdhënien seksuale nga koha e mëngjesit.
Ndërkaq, koha më e mirë për femrat është ‘dhjetë ditë pas ovulacionit’, kur ‘gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që shkakton dëshirën e tyre të papërmbajtshme./Living.al/