Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët kryejnë me sukses operacionin e trurit në një foshnje në barkun e nënës

Jetë 08/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus që ishte ende në mitër.

Operacioni u realizua për ta trajtuar një anomali të rrallë të enëve të gjakut që mund të rezultonte fatale për të sapolindurin, shkruan U.S.News, transmeton Gazeta Shneta.

Gazetat amerikane raportojnë se operacioni u zhvillua në javën e 34-të të shtatzënisë, nga një ekip mjekësh nga Brigham and Women’s Hospital dhe Boston Children’s Hospital.

Ky operacion është i pari në fushën e tij dhe u krye me mënyrën e zbulimit të arteries duke përdorur ultratinguj.

Mjekët përdorën ultratinguj për të drejtuar një gjilpërë të gjatë përmes barkut të nënës në pjesën e trurit të foshnjës që ishte prekur. Më pas mjekët injektuan një substancë brenda venës me qëllimin për të penguar kthimin prapa të rrjedhës në vena.

Me kryerjen e operacionit në mënyrë të suksesshme, mjekët shpëtuan foshnjën e palindur ende, nga shfaqja e sëmundjeve serioze si çrregullimet neurologjike dhe pamjaftueshmëria e zemrës që do të shkaktonin vdekjen pas lindjes.

Kjo anamoli ndodh kur arteriet e paformuara në tru bëjnë një lidhje të gabuar: në vend që të dërgojnë gjak në kapilarët më të vegjël që ushqejnë trurin dhe ngadalësojnë rrjedhën e gjakut, arteriet lidhen drejtpërdrejt me një venë të madhe që e largon gjakun nga truri dhe e dërgon përsëri në zemër.

Kjo gjendje është e rrallë, ndodh në rreth 1 në 60,000 lindje dhe shpesh zbulohet gjatë ultrazërit rutinë në fund të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakOBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Artikulli i rradhës Zbulohet mjeti i intelegjencës artificiale që mund të identifikojë kancerin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.