Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore

Lajme 08/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se tre vjet pasi koronavirusi goditi rëndë botën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi të premten se pandemia nuk është më një emergjencë publike.

Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen tre vjet pasi OBSH deklaroi për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin, shkruan U.S.News, transmeton Gazeta Shneta.

Dje, Komiteti i Emergjencave u takua për herë të 15-të dhe më ka rekomanduar që të shpall të përfunduar emergjencën shëndetësore. E kam pranuar këtë këshillë. Prandaj, me shpresë të madhe unë e shpall të përfunduar emergjencën globale shëndetësore për COVID-19”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha se pavarësisht se COVID-19 më nuk është emergjencë globale shëndetësore, kjo nuk nënkupton se sëmundja është zhdukur.

 “Megjithatë, kjo nuk nënkupton se COVID-19 nuk është kërcënim global shëndetësor ”, tha Ghebreyesus.

Ky njoftim paraqet një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të pandemisë që ka vrarë mbi 6.9 milionë persona dhe ka shkaktuar pengesa në ekonominë globale.

Kujtojmë se Komiteti për Emergjenca i OBSH-së fillimisht më 30 janar 2020 kishte shpallur COVID-19 sëmundje që paraqiste kërcënim të nivelit më të lartë. Rastet e para me sëmundjen COVID-19 u regjistruan për herë të parë në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës. Më pas, sëmundja u përhap në mbarë botën. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprak10 pasojat e një gjumi të parregullt
Artikulli i rradhës Mjekët kryejnë me sukses operacionin e trurit në një foshnje në barkun e nënës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.