Mjekja nga Kosova, Zana Luci, është emëruar shefe në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin Lindau të Gjermanisë, duke filluar nga muaji prill 2024.
Luci ka shprehur gëzimin e saj për këtë rëndësi dhe ka theksuar se përvoja e saj shumëvjeçare në Vjenë, Braunschëeig, Osnabrück dhe Ravensburg, si dhe përkushtimi për mirëqenien e pacientëve, do ta udhëzojnë drejtimin e saj me përgjegjësi të madhe në këtë detyrë, përcjell Gazeta Shneta.
Ajo gjithashtu punon si pedagoge e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Akademinë Shëndetësore në Ravensburg.
Ndërsa departamenti nën drejtimin e saj ka në fokus trajtimin e displazisë së qafës së mitrës, procedurat endoskopike dhe trajtimin e endometriozës. Ky lajm është raportuar nga media gjermane “Wochenblatt-news”./ Gazeta Shneta/