Ka ndërruar jetë dr. Bajram Koci, specialist i anesteziologjisë dhe reanimimit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ShSKUK-ja.
Dr. Koci, ishte ndër të parët që dha kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, përcjell Gazeta Shneta.
Për një kohë ishte edhe drejtor mjekësor në QKUK, duke kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e shumë shërbimeve në Kosovën e pasluftës.
Në QKUK, punoi edhe si specialist i Anesteziologjisë për shumë vjet.
ShSKUK-ja u ka shprehur ngushëllime familjes Koci, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor./Gazeta Shneta/