Mjekja pediatre Rita Demiri ka kërkuar vëmendje më të shtuar nga prindërit sa i përket gripit të derrit.
Më shumë informata për komplikimet e shtatzënisë mund t’i gjeni KËTU.
Ajo ka thënë se prindërit nuk duhet të frikësohen nga ky virus, por duhet të kenë parasyshë shenjat që tregojnë se një person është prekur nga gripi, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i saj i plotë:
Gripi i derrit!
Prinder,mos u frikesoni,por jini te vemendshem!
Virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit po përhapet me shpejtësi në gjithë gadishullin e Ballkanit.
Situata duket e renduar në disa vende te rajonit.
Autoritetet janë në prag të shpalljes së gjendjes së epidemisë,ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.
Ky virus shoqërohet me temperaturë të lartë për disa ditë rresht. Pacientët e prekur nga gripi i derrit vuajnë nga bllokimi i hundëve, tharja e fytit, dhimbjet e kyçeve dhe te muskujve si dhe dhimbja e kokes.
Gripi i Derrit ,mund te sjell probleme serioze në shëndet duke shkaktuar pneumoni, infeksione në mushkëri dhe probleme të tjera me frymëmarrjen. Por,keto komplikime shfaqen me teper te njerezit me semundje kronike,keshtu qe,prinderit mos te shqetesohen shume por te jene te vemendshem dhe nese lajmerohet temperature e larte te femijet e cila zgjate disa dite dhe e cila percjellet edhe me probleme ne frymemarrje,te lajmerohen te Pediatri.


