Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë mendon mamia Razije Musa për frytnimin e asistuar

Lajme 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa ka folur për frytnimin e asistuar mjekësor të njohur ndryshe si IVF.

Mamia ka thënë se kjo procedurë kërkon durim dhe përkushtim, ndërsa nënat që e kryejnë këtë procedurë i ka quajtur heroina, shkruan Gazeta Shneta.

Postimi i saj i plotë:

GRATË QË I NËNSHTROHEN IVF-it JANË HEROINA

Të dashurat e mia, shumë nga ju të frikësuara, me shumë dyshime e pasiguri më pyesni se çka mendoj për IVF-in dhe se a ka ndonjë këshillë profesionale që mund t’a jap në lidhje me këtë procedurë.

Unë profesionalisht nuk jam e thirrur për të dhënë këshilla në këtë drejtim, ajo që unë mund të them është se ju duhet të jeni të qeta dhe të besoni te profesionistët e fushës.

Vetë procedura është e tillë që kërkon durim dhe përkushtim. Unë sot do të kërkoja nga ju që ju t’a shihni çështjen e IVF-it me një sy tjetër.

Gratë që i nënshtrohen kësaj procedure i shoh më të forta se çdo qenie tjetër në këtë botë. Dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë e mund frikën e pasigurinë që është pjesë e natyrës së njeriut.

Kur ju jeni në proces të frytnimit me procedura të asistuara si IVF unë do u sygjeroja të mos fokusoheni në rastet e dështimeve.

Mendojeni se miliona bebe në këtë botë kanë ardh në jetë të nisura nga IVF-i. Kujtojani vetës më shpesh se miliona gra në botë kanë sjellë më shumë se një fëmijë në jetë përmes kësaj metode.

Jeni të qeta, merruni me veten, shëtitni nëse e keni të mundur, dëgjoni muzike, largohuni nga njerëzit negativ dhe besoni fort se të gjitha këto veprime do ju sjellin një hap më afër suksesit.

Çdo nanë është heroinë për shkak të sakrificës për të sjellë në jetë fëmijët e saj, por besoj fort që nanat që i nënshtrohen procedurave të IVF-it janë shumë herë më të forta se ne të tjerat.

Këshilla ime është që në momentin që ju e kuptoni se shtatëzania juaj mund të arrihet vetëm përmes metodës së fertilizimit invitro të mos e vononi procesin, është shumë me rëndësi që të mos kalojnë vjetët duke tentuar për dicka që profesionistët e vlerëojnë se nuk mund të ndodhë ndryshe.

Suksese të gjithë juve që jeni në këtë procedurë.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakVajza 5-vjeçare preu flokët pasi kështu e ‘urdhëroi’ loja e tmerrshme Momo
Artikulli i rradhës Mjekja pediatre nga Kosova tregon shenjat e gripit të derrit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.