Një mjek dhe një infermierë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dyshohet se u rrahën për shkak të ryshfetit.
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident në mes të një mjeku dhe infermieri në Spitalin Universitar të Traumës për shkak të një pacienti. Sipas një njoftimi të Shoqatës së Infermierëve, dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të ryshfetit dhe kompetencave, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo Shoqatë e ka dënuar rastin duke kërkuar nga mjekët respekt e konsideratë më të madhe për infermierët.
“Të mos harrojmë që puna bëhet në grup, puna nuk mund të bëhet pa infermierët dhe nuk mund të japësh më të mirën pa to. Nëse deri dje ankoheshim se po na dhunojnë pacientët dhe familjarët, sot po dhunojmë njëri-tjetrin”, thuhet në reagim.
Ata kanë bërë thirrje që mjekët të mos sillen si superior ndaj infermierëve. /Gazeta Shneta/