Ish-kryetari i Bordit për Licencimin e Institucioneve Shëndetësore Isak Shabani ka marr sot mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Shabani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Ai e ka arritur këtë pasi ish-deputeti Fadil Nura u zgjodh kryetar i komunës së Skenderajt duke liruar vendin e deputetit për Shabanin.
Ky i fundit bashkë me ish-drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, kanë dhënë sot betimin para deputetëve duke u bërë pjesë e tyre deri në fund të mandatit të kësaj legjislature. /Gazeta Shneta/