Artroza e kërdhokullës dhe e gjurit është nga sëmundjet më të shpeshta degjenetative, posaçërisht te personat e moshuar. Ajo manifestohet me dhimbje dhe kufizim të lëvizshmërisë, simptoma që ulin cilësinë e jetës se pacientit dhe poahstu mund të ndikojnë edhe në ecje dhe veshtersi tjera ne kryerjen e aktiviteteve tjera te zakonshme ditore.
Në një intervistë për ‘Gazetën Shneta’, specialisti ortoped, Dr. Agron Mahmuti na tregon në detaje për simptomat, shkaktarët dhe mënyrat e trajtimit.
– Çfarë është osteoartriti?
Dr. Mahmuti: Është sëmundje kronike joinflamatore e nyjeve synoviale që karakterizohet me zbutje progresive dhe prishje tinë tegritetit të kërcit artikular e përcjellur në të njëjtën kohë me formim të ri kërcit dhe kockes (osteofiteve), formim të cistave, skleroze subkondrale, synovit mesatar dhe fibrozë kapsulare.
– Çfarë e shkakton?
Dr. Mahmuti: Osteoartriti shfaqet si pasojë e prishjes se balancit mes stresit të aplikuar në kërcin artikular dhe kapacitetit të kërcit për ta përballuar atë stres (ngarkesë).
– Cilët janë personat më të prekur?
Dr. Mahmuti: Atakohen edhe femrat edhe meshkujt por më i shpeshtë tek femrat mbi moshën 50 vjeçare sidomos në periudhën pas menopauzës. Rreth 80% e njerëzve mbi moshën 55 vjet kanë shenja radiografike për artrozë por vetem 25% kanë simptoma klinike.
-Cilat janë shenjat dhe simptomat?
Dr. Mahmuti: Dhimbja është nder simptomat e para e cila fillimisht shfaqet pas sforcimit fizik ndërsa me avancimin e sëmundjes dhimbja mund të shfaqet edhe në qetësi, poashtu ënjtja në nyje, ndjeshmëria në prekje në strukturat rreth nyjes, kërcitjet në nyje, kufizimi i shkallës së lëvizjes etj.
– Cilët janë faktorët e rrezikut?
Dr. Mahmuti: Faktorët e rrezikut janë të modifikueshëm dhe të pamodifikueshëm:
– Të modifikueshëm janë: shmangia e aktiviteteve që provokojnë ngarkesë në nyje, forca muskulare, mbipesha, aktiviteti fizik etj.
– Të pamodifikueshëm janë: Gjinia, mosha, predispozita gjenetike familjare dhe raca.
– Cilat janë mënyrat e trajtimit?
Dr. Mahmuti: Mënyra të trajtimit janë: Edukimi, fizioterapia, trajtimi medikamentoz dhe trajtimi kirurgjik.
Edukimi: këshillat për shmangien e aktiviteteve që mund të përkeqësojnë gjendjen klinike, reduktimi i peshës etj.
Fizioterapia: konsiston kryesisht në ushtrimet për forcim të mases muskulare dhe ruajtjen e shkallës së lëvizjes në nyje si dhe modalitetet tjera.
Trajtimi medikamentoz:
– Barnat anagjetike dhe antiinflamtore si (Paracetamoli, Diklofeni, Ibuprofeni, Naproxen etj)
– Medikamentet topikale (Gel.Ibuprofen, Diklofen etj)
– Kondroprotektivet (Kolagjeni, ac.Hylaorinic)
– Aplikimi i injeksioneve në nyje si kortikosteroidet dhe viskoantalgjiket (acidi hyalorinic).
– Aplikimi i injeksioneve me PRP në fazat e hershme të osteoartritit.
Trajtimi kirurgjik:
– Dhimbjet e shprehura që pamundësojnë çdo aktivitet, dhimbjet në qetësi edhe gjatë natës
– Dëmtimi i funksionit në nyje
– Kufizimi i shkallës së lëvizje në nyje
– Instabiliteti dhe bllokadat në nyje.
Trajtimi kirurgjik në fazat e avansuara të Osteoartritit kryesisht konsiston në aplikim të Endoprotezes Totale në nyjen e kërdhokulles dhe gjurit. /Gazeta Shneta/


