Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

Mjeku i javës 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ankthi është një nga çrregullimet më të shpeshta të shëndetit mendor, ndërsa vitet e fundit po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë. Megjithatë, në shumë raste simptomat ngatërrohen me stresin e zakonshëm të përditshmërisë, duke bërë që shumë persona të mos kërkojnë ndihmë profesionale deri në momentin kur gjendja fillon të ndikojë seriozisht në jetën e tyre.

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë javë sjellim intervistën me Dr. Ramadan Halimin, psikiatër në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ai flet për shenjat që dallojnë ankthin nga stresi i zakonshëm, arsyet pse ky çrregullim po haset gjithnjë e më shpesh te të rinjtë, si dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë.

Intervista e plotë:

Shumë persona ankohen për simptoma fizike pa gjetur një shkak. Sa shpesh ankthi fshihet pas këtyre simptomave?

Dr. Ramadan Halimi: Ankthi shumë shpesh manifestohet përmes simptomave fizike. Në praktikën klinike, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve me çrregullime ankthi paraqiten fillimisht te mjeku i familjes apo specialistë të tjerë për shkak të ankesave trupore, pa e ditur se shkaku kryesor mund të jetë ankthi.

Cilat janë shkaqet më të zakonshme që çojnë në zhvillimin e ankthit?

Dr. Ramadan Halimi: Ankthi mund të shkaktohet nga një kombinim faktorësh, përfshirë stresin e zgjatur, ngjarjet traumatike, faktorët gjenetikë, problemet sociale dhe ekonomike, si dhe ndryshimet në funksionimin e neurotransmetuesve në tru. Gjithashtu, mënyra e jetesës dhe mungesa e gjumit mund të ndikojnë ndjeshëm.

Cilat janë simptomat fizike më të zakonshme të ankthit?

Dr. Ramadan Halimi: Simptomat fizike të ankthit mund të prekin pothuajse të gjitha sistemet e trupit. Shfaqen rrahje të shpejta të zemrës, shtrëngim në gjoks, frymëmarrje e shpejtuar, ndjenjë mungese ajri, nauze, fryrje barku, tension muskulor, dhimbje koke, dridhje, marramendje, mpirje, djersitje, lodhje dhe vështirësi përqendrimi.

Pse trupi reagon fizikisht ndaj një gjendjeje psikologjike?

Dr. Ramadan Halimi: Sepse ankthi aktivizon sistemin nervor autonom dhe mekanizmin “lufto ose ik”, duke rritur nivelin e adrenalinës. Kjo shkakton ndryshime reale në trup si rrahje të shpejta të zemrës, tension muskulor dhe frymëmarrje të përshpejtuar, edhe pse nuk ka rrezik real.

Si mund ta dallojë një person nëse simptomat lidhen me ankthin apo me një sëmundje fizike?

Dr. Ramadan Halimi: Fillimisht duhet bërë kontroll mjekësor për të përjashtuar shkaqet organike. Në favor të ankthit flasin simptomat që lidhen me stresin, përkeqësohen në situata emocionale dhe shoqërohen me frikë të tepruar ose mendime negative. Megjithatë, çdo simptomë e re ose e rëndë duhet vlerësuar mjekësisht.

Çfarë janë sulmet e panikut dhe si manifestohen ato?

Dr. Ramadan Halimi: Sulmet e panikut janë episode të papritura frike intensive që arrijnë kulmin brenda disa minutave. Manifestohen me rrahje të forta zemre, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, ndjenjë mbytjeje, djersitje, dridhje, marramendje, ndjenjë derealizimi dhe frikë nga humbja e kontrollit ose vdekja.

A mund të jetë ankthi aq i fortë sa personi të mendojë se po pëson infarkt ose urgjencë tjetër mjekësore?

Dr. Ramadan Halimi: Po, simptomat e ankthit dhe sulmeve të panikut mund të jenë shumë të ngjashme me infarktin, veçanërisht dhimbja në gjoks dhe rrahjet e forta të zemrës. Për këtë arsye, çdo rast i tillë duhet të vlerësohet urgjentisht nga mjeku për të përjashtuar shkaqet kardiake.

Cilat simptoma fizike nuk duhet të injorohen dhe kërkojnë vlerësim mjekësor?

Dr. Ramadan Halimi: Nuk duhet injoruar dhimbja e fortë e gjoksit, vështirësia e rëndë në frymëmarrje, humbja e vetëdijes, dobësia e njëanshme e trupit, konfuzioni i papritur, gjakderdhjet e rënda, ethet e larta dhe ndryshimet e pashpjeguara në peshë.

Kur duhet një person të drejtohet te psikiatri ose psikologu?

Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi ndikon në funksionimin e përditshëm, punë, gjumë dhe marrëdhënie sociale, kur ka sulme të shpeshta paniku ose shmangie të situatave, dhe kur simptomat zgjasin për një periudhë të gjatë pa përmirësim.

Çfarë ndodh nëse ankthi i fortë lihet pa trajtim për muaj ose vite?

Dr. Ramadan Halimi: Nëse nuk trajtohet, ankthi mund të kalojë në formë kronike, të rritet në intensitet dhe frekuencë, të shoqërohet me izolim social, depresion, pagjumësi dhe në disa raste edhe me varësi nga substanca ose medikamente.

Cilat janë format më efektive të trajtimit për ankthin që shoqërohet me simptoma fizike?

Dr. Ramadan Halimi: Qasja më efektive është e kombinuar: psikoterapia, trajtimi medikamentoz kur është i nevojshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt.

Çfarë këshille do t’u jepnit personave që përjetojnë simptoma fizike nga ankthi dhe ndihen të frikësuar?

Dr. Ramadan Halimi: Është e rëndësishme të kuptohet se simptomat janë reale, por zakonisht jo të rrezikshme. Duhet të përdoren teknika të frymëmarrjes së ngadalshme, të shmanget kontrolli i vazhdueshëm i trupit dhe të mos shmangen situatat që shkaktojnë ankth. Po ashtu, duhet reduktuar kafeina, rregulluar gjumi dhe bërë aktivitet fizik. Nëse simptomat janë të rënda ose të shpeshta, duhet kërkuar ndihmë profesionale.

Artikulli paraprak45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Gjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Prizren

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Sevdail Mustafa – Trajtimi i hernieve te të rinjtë

01/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Adriatik Lajçi flet për hernien inguinale, simptomat dhe trajtimin kirurgjikal

25/05/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.