Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen Dr. Aida Kumnova gjinekologe /obster udhëheqëse e Spitalit gjinekologjik/ Obsterik dhe Infertilitetit ”European Clinic” në Gjakovë. Doktoresha ka treguar rolin dhe rëndësinë që ka PAP Testi.
Dr.Aida Kumonova ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë ku gjatë kohës së studimeve është dekoruar me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e ka kryer në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
Pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për Hysteroscopy Intervenuese i mbajtur në Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas përfundoi trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote.
Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj. Trajnimin e radhës për Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof.Dr. Mario Peroni. Viteve të fundit trajnimet i ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge, pastaj më intensivisht në “American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhëhequr nga Prof.Dr. Bulen Urman.
Pap Testi është procedurë e cila mund ta diagnostfikojë kancerin e qafës së mitrës. Doktoresha ka treguar se si realizohet.
PAP Testi është një procedurë e cila bëhet me marrjen e qelizave në qafën e mitrës së gruas me një shpatull nga sipërfaqja e qafes së mitrës dhe brushë nga kanali i qafës së mitrës të cilat pastaj shiqohen në mikroskop dhe vërehen ndryshimet të cilat na qojnë në diagnostifikim të kancerit të qafës së mitrës, – bëri të ditur dr. Kumnova.
Sipas doktoreshës të gjitha gratë të cilat kanë marrëdhënie seksuale është e nevojshme të bëhet PAP Testi. Sipas rekomandimeve nga ESGO- ja duke filluar nga mosha 25 vjeçare e deri në moshën 65 vjeçare duhet të bëhet ky test çdo tri vite.
Të gjitha gratë të cilat kanë marrëdhënie seksuale është e nevojshme të bëhet PAP Testi ESGO qe eshte Shoqata Europiane e gjinekologjie onkologjike rekomandon qe nga mosha 25 deri në moshën 65 vjeç të bëhet PAP Testi çdo 3 vite dhe HPV testi çdo 5 vite. ACOG Shoqata Amerikane e Kancerit Gjinekologjike rekomandon që nga mosha 21 vjeç të fillojë skriningu i kancerit të qafës së mitrës sipas tyre së pari të behet HPV testi çdo 5 vite dhe pastaj nga mosha 25 të fillojë çdo 3 vite të bëhet PAP Testi, – tha ajo.
Në rast se personat i janë nënshtruar histerektomisë atëherë e nevojshme është të bëhet veteëm testi PAP vaginal.
Nëse diagnoza e largimit së mitrës suaj ka qenë kanceri i qafës së mitrës ose kanceri i mitrës atëherë duhet të bëhet PAP vaginale, në raste të tjera nuk është e nevojshme, – shtoi doktoresha.
Doktoresha Aida tregoi se koha më e mirë që të bëhet PAP Testi është 5 ditë pas ciklit menstrual.
Koha më e mirë të bëhet PAP Testi është 5 ditë pas ciklit menstrual dhe nuk duhet të bëhet gjatë ciklit menstrual. Nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale 2 ditë para marrjes së PAP Testit , të mos përdorni medikamnete vaginae krema ose gjela të ndryshëm vaginalë,- tregoi dr. Aida.
Më tutje doktoresha po ashtu na informoi se në rast se PAP Testi rezulton abnormal kjo nuk do të thotë se jeni të sëmurë me kancer, mirëpo mund të jenë ndryshime të cilat janë minore. Po ashtu PAP Testi nuk është test 100% i besushëm pasi një numër i vogël i sëmundjes mund të mos diagnostifikohet mirëpo me përsëritjen e tij pas 3 vitesh mund të identifikohet.
PAP Testi abnormal është gjetja e qelizave jonormale në cerviksin tuaj. Kjo nuk do të thotë gjithmonë që ju keni kancer ato mund të jenë ndryshime të cilat janë minore (L SIL ) ose serioze majore (H SIL) të cilat kanë zgjidhje që të parandalohet kanceri i qafës së mitrës. Studimet kanë treguar se PAP Testi i marrë për herën e parë që të detektohen lesioned e rrezikshmërisë së lartë është 55 deri ne 80 % që do të thotë në përsëritjen e PAP Testeve në 20 % të rasteve në herën e dytë mund të gjindet problemi i qafës së mitrës.
Prandaj PAP Testi nuk është test 100% i besueshëm për arsye se një numër i vogël i sëmundjes mund të mos diagnostifikohet. Fatmirësisht kanceri në qafen e mitrës zhvillohet shumë ngadalë dhe në përsëritjen me PAP Test pas 3 vitesh mund të indentifikohet,- bëri të ditur doktoresha./Gazeta Shneta/