Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës – Dr. Arbër Neziri: Infeksionet urinare, shkaqet dhe simptomat që nuk duhet nënvlerësuar

Mjeku i javës 05/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë ndër sëmundjet më të shpeshta që prekin sistemin urinar, veçanërisht te gratë, dhe shpeshherë mund të çojnë në komplikime serioze nëse nuk trajtohen në kohë.

Për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve, simptomave, pasojave dhe mënyrave të trajtimit dhe parandalimit të ITU-ve, Prof. Ass. Arbër Neziri, sci- urolog, në një intervistë për ‘Gazetë Shneta’, ndan njohuritë e tij mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kujdesin ndaj shëndetit urogjenital, si dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre infeksioneve.

– Çfarë janë infeksionet e traktit urinar dhe cilat pjesë të sistemit urinar preken më shpesh?

Neziri: Infeksionet e traktit urinar paraqesin inflamacion – pezmatim të traktit urinar që shkaktohen në 80% të rasteve nga bakteriet G negative, pastaj viruset, protozoat etj. Simptomat e infeksionit urinar zakonisht janë: urinimet e shpeshta me djegie, në disa raste urinim me gjak që quhet hematuri apo edhe kur preket veshka, dhembje e regjionit lumbal që përcillet me ethe dhe temperaturë. Zakonisht uretra dhe vezika urinare preken më shpesh, në formë të uretriteve apo cistiteve, pezmatit të vezikes urinare.

– Cilat janë simptomat më të zakonshme të një infeksioni urinar?

Neziri: Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë çrregullimet kualtitative e urines si dizuria- ndjenja e urinimit të pakëndshëm, pastaj polakizuri, urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje nikturia, urinimi i shpeshtë natën, pastaj kur pezmatohen veshkët, dhembjet lumbale, ethet, temperatura etj.

– Pse gratë janë më të prekura nga ITU-të sesa burrat?

Neziri: Gratë preken më shumë nga infeksionet e traktit urinar për disa arsye: Afërsia anatomike të rrugëve urinare-uretres dhe organeve gjenitale, vaginës, kështu që shpesh infeksionet gjenitale përcillen në rrugët urinare e më rrallë anasjelltas. Pastaj femrat janë më të ndieshme në shumë raste si ndryshimet hormonale psh gjatë menopauzës dhe mundësohen infeksionet më lehtë. Poashtu janë të shpeshta te femrat “cistitet e muajit të mjaltit” ku gjate aktit seksual fërkohen penisi me vaginën dhe si rezultat i dëmtimit mekanikë të uretres zhvillohen infeksionet i uretres që quhen uretrit.

– Kur një infeksion urinar bëhet i rrezikshëm dhe kërkon trajtim urgjent?

Neziri: Kuptohet se infeksionet që zgjasin më teper se tre javë është njëfar kufiri kohor mund të shëndrrohen në infeksione kronike, dhe atëherë është më problematike të çrrënosen, sidomos rrezikshmëria e tyre varet nga gjendja në të cilën është organizmi, imuniteti, pastaj sëmundjet kronike si gjendjet pas ICV (insultit cerebrovaskular), sëmundjet kronike të zemrës, sëmundjet konike të veshkëve etj. Kuptohet se komplikimet si pyonefroza =qelbi në veshkë, hidronefroza etj janë komplikime të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

– Cilat janë shkaqet më të zakonshme që çojnë në infeksione të shpeshta?

Neziri: Shkaqet më të shpeshta që qojnë në infeksione janë: Rënia e imunitetit, sëmundjet kronike, sëmundjet venerike etj.

– A mund të parandalohet ITU-ja dhe cilat janë disa këshilla praktike për ta shmangur atë?

Neziri: Parandalimi i ITU vie me rritjen e imunitetit, përmirësimin ose shërimin e sëmundjeve kronike, masat higjienike, dietat adekuate etj.

– Si diagnostikohet një infeksion urinar dhe sa kohë zgjat trajtimi?

Neziri: Diagnostikimi i ITU ndodhë me anamneze, analizat e thjeshta laboratorike si hemogrami, urina, urea, kreatinina, CRp flasin për infeksion ose jo të traktit urinar, kurse urinokultura bën izolimin e bakteries që ka shkaktuar infeksioni dhe i cili antibiotik është më i përshtatshëm për shërim. Zakonisht trajtimi i infeksioneve varet nga shkaktari që i ka shkaktuar. Preferohet terapia njëjavore me antibiotik të infeksionet bakteriale kurse te ato virale terapia simptomatike dhe rrallë etiologjike me aciklovir p.sh. janë të mundshme edhe trajtimet afatgjata te disa ITU ekurente.

– Cilat janë pasojat afatgjata nëse një infeksion nuk trajtohet siç duhet?

Neziri: Pasojat afatgjata ose komplikimet e ITU janë: Strikturat – ngushticat e uretres, ureterit, cistitet kronike, hidronefrozat, pzonefrozat etj.

– A ndikon ushqimi ose uji i pamjaftueshëm në shfaqjen e infeksioneve urinare?

Neziri: Padyshim që ushqimi jo adekuat e sidomos marrja e pamjaftueshme e ujit të pijes ndikon në shfaqjen e infeksioneve urinare, marrja e ushqimit të varfër në vlera ushqyese ndikon në rënien e imunitetit dhe rrjedhimisht shfaqjen e infeksionit.

– Cilat grupe të popullsisë janë më të rrezikuara (të moshuarit, diabetikët, gratë shtatzëna etj.)?

Neziri: Padyshim këto kategori të popullates që i cekët: Shtatzënat, të sëmurët kronik, diabetikët janë më të rrezikuar.

– A ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve seksuale dhe ITU-ve?

Neziri: Sëmundjet që përcillen me kontakte sekuale të ashtuquajtura ‘sem venerike’ mund të shkaktojnë ITU dhe në disa raste mjaft rezistente në terapi si infeksionet me staf aureus, E.Coli, chlamidiet, gonokoku, protozoat e deri te infeksionet më të rënda si HIV, Herpesi i tipit 2 etj./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA janë pijet energjike të dëmshme për shëndetin tuaj?
Artikulli i rradhës Dëmtohet një gyp, këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm për disa orë

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.