Steriliteti i prekë më shumë njerëz sesa që mund të mendoni. Steriliteti mund t’i përkasë seksit mashkull, sikurse edhe seksit femër.
Steriliteti është paaftësia biologjike e një burri apo e një gruaje, për të realizuar arritjen e një shtatezanie.
Por si përkufizohet steriliteti, cilët janë shkaktarët kryesor dhe si trajtohet ai na flet më shumë gjinekologia Bleta Domi në një intervistë për Gazetën Shneta.
– Si përkufizohet steriliteti?
Steriliteti është mosaftësia për të mbetur shtatzënë pas një periudhe një vjeçare të jetës së rregullt seksuale.
Shkaktarët janë 50 % problemet te femrat, 40% meshkujt dhe 10 % janë shkaktarët e panjohur.
– Cilët janë disa prej faktorëve që ndikojnë në sterilitet te femrat?
Shkaktarët e sterilitetit te femrat mund të jenë problemet me ovulacionin, mbyllja e tubave (vezeperquesve)si rezultat i pezmatimit kronik të tyre.
Abnormalitet e lindura të mitrës apo miomat dhe polipet e mëdha të kavitetit të mitrës, ngjitjet e sipërfaqes së kavitetit të mitrës pas kiretazhave të shpeshta.
Endometrioza e cila shkakton adhesione në tuba dhe organet përrreth.
– PCO syndroma e cila qon te mosaftësia e ovulimit.—Çregullimet hormonale te estrogjenit, progesteronit dhe hormonet e tiroides
-Menopauza e hershme kur ndërprehet sekretimi i hormoneve nga ovaret para kohes normale të menopauzës
-Sëmundjet kronike si diabeti, disa sëmundje gjenetike dhe sëmundjet autoimune
-Pas moshës 35 vjeçare bie fertiliteti për shkak të zvogëlimit të numrit dhe kualitetit të vezëve.
-Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe drogave gjithashtu dhe obeziteti
-Faktorët e jashtëm, ekspozimi ndaj materieve kimike dhe radiacionit.
– Si qëndron kjo te meshkujt?
-Shkaktarët e sterilitetit te meshkujt:
-Numri i ulët i spermatozoideve në ejakulat(oligozoospermia) më pak se 20 milionë spermatozoid në ml sperme
-Lëvizshmëria e dobët e spermatozoideve (astenospermia)
-Abnormalitetet e morfologjisë së spermës
-Bllokimi i kanaleve për bartjen e spermës, si rezultat i infekcioneve apo lëndimeve pas intervencave kirurgjike.
-Disa sëmundje gjenetike si Sd Klinefelter të lidhura me kromozomin Y
-Çregullimet hormonale të testosteronit dhe gjëndres tiroide
-Varikocella -zgjerimi i venave në skrotom ulë sasinë e spermatozoideve për shkak të temparaturës së lartë në skrotume
-Infeksionet e prostatës dhe të epididimisit çregullojnë transportin e spermatozoideve
-Përdorimi i alkoolit duhanit dhe drogave ulin kualitetin e spermës
-Ekspozimi ndaj materieve kimike apo kemoterapia dhe radioterapia te tumoret ulë prodhimin e spermës
-Si kryhet diagnostikimi i sëmundjes?
-Diagnoza e infertilitetit te meshkujt bëhet përmes-
-spermogramit ku evaluohet numri, lëvizshmëria, format e spermatozoideve
-Analizat hormonale:
-testosteroni Fsh, Lh, hormonet e tiroides
-analizat gjenetike
-ultrazëri i skrotumeve(për zgjerim të venave apo ndonjë tumor të mundshëm)
-ultrazëri rektal për ekzaminimin e prostatës
-analiza e urinës pas ejakulimit(egziston mundësia e kthimit të spermës në fshigëz të urinës për shkak të disa anomalive strukturale të uretres
-biosia e testiseve, për të vërtetuar a është në pyetje dëmtimi i testiseve apo bllokada e kanaleve
-testet imunologjike për antitrupa kundër spermës
-Egzaminimi te urologu për problemet me ejakulacion dhe erekcion
– Cilat janë metodat ekzaminuese që përdoren për femrat?
-Diagnostikimi i infertilitetit femëror bëhet përmes:
-Anamnezes së hollësishme për kohën e menstruacioneve të para, kohëzgjatjen e tyre, paraqitjes ciklike të tyre, dhimbjet gjatë menstruacionit, problemet e mundeshme gjatë aktit seksual, historitë familjare te infertilitetit etj
-testet e ovulacionit
-analizat hormonale Fsh, Lh, estrogjen
progesreton,prolaktine,hormonet e tiroides
– ultrazëri vaginal për verifikimin e formës së mitrës, pozitës, endometrit, egzaminimi i ovareve për numër të folikulave, prezenca e cistave, tumoreve etj.
– HSG për verifikimin e formës së kavitetit të mitrës dhe kalueshmërinë e tubave
– Histeroskopia metode e vizualizimit direkt të hapësirës së mitrës dhe inervenimit për heqjen e polipeve, miomave dhe septumrve në mitër.
– Laparaskopia metodë mikroinvazive ku me anë të kamerave të vogla të futura nëpërmjet prerjes minimale të murit të abdomenit bëhet heqja e adhezioneve apo e cistave në ovare.
– biopsia e endometrit të endometritet kronike
– analizat gjenetike të prindërve
– Si bëhet trajtimi i sëmundjes?
Trajtimi i inferilitetit bëhet përmes:
– Ndërrimit të stilit të jetës, humbja në peshë të obeziteti, dieta me ushqim të shëndetshëm dhe vitamina e minerale, ndërprerja e duhanit, alkoolit, drogave
– indukimi i ovulacionit
– rregullimi i problemeve hormonale të ovareve, hipofizës dhe tiroides
– laparaskopia për trajtimin e cistave, ngjitjeve pelvike të endometrioza
– histeroskopia për heqjen e polipeve, miomave dhe septumeve në kavitetin e mitrës.
– operimi i tubave të mbyllura
– inseminimi intrauterin – futja direkte e spermës në mitër për të shkurtuar rrugën e spermatozoideve
– Ivf in vitro fertilizmi bashkimi i vezës dhe përmes laborayor dhe futja e embrionit të fituar në mitër
-Imunoterapia te femrat me probleme imunologjke
– Cilat janë mënyrat që mund të parandalojnë sterilitetin?
Parandalimi i sterilitetit bëhet në radhë të parë me jetë të shëndetshme, kontrolle të peshës.
-Vizita të rregullta gjinekologjike në formë të check up it ku merren strishot vaginale apo cervikale, pap testi dhe vizita manuale dhe me ultrazë
-Shërim i menjëhershëm i infekcioneve vaginale të cilat mund të kalojnë në tuba dhe të shkaktojnë mbylljen e tyre
-Bërja sistematike e analizave laboratorike ku detektohen infekcionet dhe ndryshimet hormonale
-Të ndërprehet përdorimi i alkoolit, duhanit dhe drogave
-Të menaxhohet stresi i cili shpesh është shkaktarë i problemeve të infertilitetit.
Këshilla ime për pacientët është së pari të jenë optimist dhe të besojnë se do të arrijnë sukses sepse motivimi luan rol të madh. Të kërkojnë ndihmë profesionale te gjinekologu dhe endokrinologu, të kryejnë procedurat e kërkuara nga specialistë, ndryshim i stilit të jetës me ushqim të shëndetshme, ushtrime për rregullimin e peshë trupore, të ndërprejnë marrjen e alkoolit, duhanit dhe drogave, ta menaxhojnë stresin vete apo përmes ndihmës profesionale.
/Gazeta Shneta/


