Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Hajrip Ajdini – Aspirimi i trupave të huaj te fëmijët

Mjeku i javës 10/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë javë në rubrikën “Mjeku i Javës” kemi Dr. Hajrip Ajdini, pediatër i cili prej 23 vitesh punon në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe ka përvojë të gjatë në trajtimin e rasteve emergjente pediatrike, ka folur për rreziqet e aspirimit të trupave të huaj tek fëmijët, një nga urgjencat më të rrezikshme në moshat e vogla.

Sipas tij, aspirimi shfaqet shumë më shpesh te fëmijët sesa te të rriturit, ndërsa rreziku më i madh është te moshat nën 3 vjeç, të cilët përbëjnë 65–90% të të gjitha rasteve. Meshkujt preken më shpesh, me raport 1.5:1 deri 2.4:1.

Dr. Ajdini shpjegon se aspirimi mund të çojë në obstruksion total dhe vdekje brenda sekondave.

Intervista e plotë:

Shneta: Kush aspiron më shpesh trupin e huaj?

Dr. Ajdini: Aspirimi i trupave të huaj paraqitet shumë më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit. Fëmijët nën
moshën 3 vjeçare përbëjnë grupin me rrezikun më të lartë, duke përfaqësuar 65–90% të të gjitha
rasteve. Gjithashtu, incidenca është 3–4 herë më e lartë tek fëmijët krahasuar me të rriturit.
Studimet tregojnë se meshkujt preken më shpesh se femrat, me raport 1.5:1 deri 2.4:1.

Çfarë aspirojnë më shpesh fëmijët?

Dr.Ajdini: Fëmijët më shpesh aspirojnë ushqime si arrat, kikirikët, kokoshkat, farërat, copëza mishi, salsiçet
dhe fruta të rrumbullakëta. Gjithashtu aspirohen objekte të vogla si monedha, bateri të vogla,
magnetë dhe pjesë lodrash.

Kur duhet dyshuar për aspirimin e trupave të huaj?

Dr. Ajdini: Dyshimi duhet ngritur kur fëmija shfaq kollë të papritur, wheezing unilateral, cianozë, pneumoni
recidivante, stridor ose vështirësi akute respiratore pas një episodi të papritur gjatë ushqyerjes
ose lojës.

A ndihmon ekzaminimi fizik dhe radiologjik?

Dr. Ajdini: Ekzaminimi fizik dhe radiologjik janë të rëndësishëm, por nuk e përjashtojnë aspirimin edhe kur
dalin normal. Radiografia mund të jetë normale deri në 60% të rasteve, megjithatë shenjat
indirekte si hiperinflacioni unilateral, atelektaza dhe devijimi mediastinal janë ndihmëse për
diagnozë.

A mund të çojë aspirimi në ngulfatje ose vdekje?

Dr. Ajdini: Po. Aspirimi i trupave të huaj mund të shkaktojë obstruksion total akut të rrugëve të
frymëmarrjes, duke rezultuar në ngulfatje dhe vdekje brenda sekondave. Mortaliteti i raportuar
arrin deri në 3.7% në disa studime ndërkombëtare.

Bronkoskopia – fleksibile apo rigjide?

Dr. Ajdini: Bronkoskopia rigjide është metoda standarde për diagnostikim dhe trajtim te fëmijët. Ajo siguron
ventilim të kontrolluar dhe heqje të sigurt të trupave të huaj me sukses rreth 95%. Bronkoskopia
fleksibile ka rol kryesisht diagnostik.

A mund të prevenohet aspirimi i trupave të huaj?

Po. Prevenca arrihet përmes shmangies së ushqimeve të forta te fëmijët nën 3 vjeç, shmangies së
objekteve të vogla, mbikëqyrjes së ushqyerjes dhe edukimit të prindërve dhe kujdestarëve. Rreth
gjysma e rasteve ndodhin nën kujdesin e të rriturve, ndaj edukimi është thelbësor.

Mesazhi

Aspirimi i trupave të huaj tek fëmijët është emergjencë serioze. Diagnostikimi i hershëm,
dyshimi klinik dhe trajtimi me bronkoskopi rigjide janë vendimtare. Prevenca mbetet strategjia
më efektive për uljen e rrezikut dhe shpëtimin e jetëve.

Artikulli paraprakShtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Burri në Britani pëson goditje në tru pasi pinte 8 pije energjike në ditë – mjekët kërkojnë kufizime më të rrepta

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.