Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës- Dr. Venera Emini-Koçinaj: Roli i ortopedisë së nofullave dhe ortodoncisë në shëndetin oral

Mjeku i javës 14/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një kohë kur kujdesi për shëndetin oral po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, Ortopedia e nofullave dhe Ortodoncia janë bërë pjesë thelbësore e trajtimeve dentare për të gjitha moshat.

Në një intervistë për ‘Gazetën Shneta’, Dr. Venera Emini-Koçinaj, stomatologe-ortodonte, sjell një pasqyrë të qartë dhe profesionale mbi këtë fushë të specializuar të stomatologjisë – duke filluar nga kuptimi i saj bazik, mënyrat e trajtimit, kujdesi gjatë terapisë, e deri te rekomandimet pas përfundimit të saj.

– Çfarë është Ortopedia e nofullave dhe Ortodoncia?

Emini-Koçinaj: Ortopedia e nofullave dhe Ortodoncia është degë e specializuar e stomatologjisë, e cila merret me studimin, mbikqyrjen dhe korrigjimin e dhëmbëve dhe strukturave anatomike në rritje dhe maturim, që kërkojnë trajtimin e anomalive dentare, raporteve ndërnofullore, strukturave kockore të fytyrës përmes parandalimit dhe trajtimit të tyre me mjete funksionale dhe mekanike me qëllim të krijimit të harmonisë funksionale në kompleksin kraniofacial.

– Kur dhe si fillon një trajtim Ortopedik- Ortodontik?

Emini-Koçinaj: Trajtimi ortodontik fillon që në fëmijëri, në adoleshencë dhe tek të rriturit (adultët). Trajtimi fillon pas një kontrolli rutinorë nga specialisti, i cili konstaton nevojën për intervenim. Me pastaj vazhdon me anamnezën (marrjen e të dhënave personale), rëntgenografitë (OTP, telerëntgenin A-P), masën për modele studiuese; planifikimin e terapisë (bazuar në këto të dhëna) ku lejohet një parashikim dhe trajtim sa më efikas dhe i sigurt.

– Cilat janë aparatet me të cilat trajtohen anomalitë?

Emini-Koçinaj: Ka një gamë të gjerë të aparateve ortodontike të cilat përcaktohen në varësi të anomaliës që do të trajtohet, ato klasifikohen në: aparatet të lëvizshme të cilat përbëhen nga akrillati dhe elementet e tjera aktive. Ato vendosen dhe largohen nga vetë pacientët. Përdoren kryesisht tek fëmijet duke ushtruar forca të lehta mbi dhëmbë. Aparatet funksionale perdorën tek fëmijët në periudhën e rritjes. Ndikojnë në rritjen e nofullave duke ushtruar forca tek muskujt dhe ndihmuar në zgjidhjen e disa problemeve. Aparatet fikse janë aparate prej metali ose qeramike, që përbëhen nga breketat, tubat ose unazat, të cilat nuk largohen deri në fund të terapisë. Përmes harqeve të telit dhe llastiqeve bëhet i mundur korrigjimi i anomalisë. Aparetet ekstraorale që përdoren në trajtimin e anomalive të caktuara.

– Si të kujdesemi për dhëmbët gjatë kohës që jemi në trajtim?

Emini-Koçinaj: Rekomandohet larja e dhëmbëve çdo 2-3 orë (gjusem ore pas ngrënies) dhe sidomos para rënies ne gjumë me llojin e pastës së fortë fluoride, rekomandohet një furçë speciale ortodontike të përqendruar në zonën midis mishrave të dhëmbëve, breketave dhe poshtë harkut. Eshtë i rëndësishëm përdorimi i flossing (fillit dentarë), shpëlarja e gojës me tretës fluori. Mbajtja e vetes të hidratuar duke pirë shumë ujë duke shmangur pijet me sheqer, largimi nga ushqimet e forta dhe ngjitëse (sepse braketat mund të shkoliten). Rekomandohen vizitat te dentisti, çdo 3 muaj për kariese, ndërsa te ortodonti çdo muaj, për kontrolle rutinore terapeutike.

– Si të kujdesemi për aparatet mobile?

Emini-Koçinaj: Aparatet mobile të cilat hiqen dhe vihen nga vetë pacienti, rekomandohet të mbahen gjatë ditës dhe natës. Shumica nga ato hiqen vetëm gjatë ushqyerjes. Pastrohen me të njëjtën furçë dhe pastë të dhëmbëve dhe me temperaturën e ujit te rrjedhshëm. Janë të thyeshme, prandaj duhet të ruhen në kuti speciale për këtë qëllim. Gjatë pastrimit nuk duhet të bien nga duart, së mund të thyhen.

– Sa zgjat një trajtim ortodontik?

Emini-Koçinaj: Një trajtim ortodontik me aparate mobile dhe fikse, kryesisht zgjat 1.5 deri 2 vite. Mund të ketë edhe përjashtime.

– Rastet skeletore të diagnostikuara si trajtohen dhe cilat procedura ndiqen?

Emini-Koçnaj: Planifikimi dhe diagnostikimi në këto raste është multidisciplinarë. Fillimisht diagnostikohet nga ortodonti përmes vleresimit të analizës së telerëntgenit, ortopantomografisë, analizës së modeleve studiuese dhe fotografive intra dhe ekstraorale. Planifikohet trajtimi ortodontik, i cili pasohet me trajtim kirurgjik-ortognatik, ku sipas nevojës vazhdohet edhe me disciplinat e tjera stomatologjike, me qëllim që përfundimi i trajtimit të jetë i plotësuar në aspektin funksional dhe estetik.

– Cilat janë rekomandimet pas përfundimit të trajtimi?

Emini-Koçinaj: Dhëmbët duhen mbajtur në pozicionin e rezultatit të arritur. Në këtë mënyre pacienti pajiset me retainer, i cili mund të jetë fiks ose i lëvizshëm. Dhëmbët mbahen në retension,per arsye se ekziston mundësia që të kemi levizje te vogla të dhëmbëve gjatë gjithe jetës, e cila eshte pjese fiziologjike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë vajzë goditet nga vetura në Gjakovë, dërgohet për trajtim në emergjencë
Artikulli i rradhës Vdekjet e parandalueshme të shtatzënisë: 2679 jetë të humbura në SHBA nga 2018-2022

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.