Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Pse po na dhembin gjunjët edhe në moshë të re? Flet ortopedi Dr. Artan Bejta

Mjeku i javës 09/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, kësaj radhe kemi zhvilluar një intervistë me ortopedin Dr. Artan Bejta nga Spitali i Mitrovicës, për të diskutuar një shqetësim gjithnjë e më të pranishëm tek të rinjtë – problemet me gjunjët.

Dhimbjet dhe dëmtimet e gjurit nuk janë më vetëm problem i moshave të vjetra. Sipas specialistëve, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe tek të rinjtë, si pasojë e aktiviteteve sportive intensive, stilit të jetesës dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në shëndetin e nyjeve.

Në këtë intervistë, Dr. Bejta flet për arsyet kryesore të këtyre problemeve, shenjat paralajmëruese, mënyrat e parandalimit dhe trajtimit, si dhe jep këshilla praktike për ruajtjen e shëndetit të gjunjëve që në moshë të re.

Intervista e plotë: 

Shneta: Çfarë po ndodh me shëndetin e gjunjëve tek të rinjtë sot?

Dr. Bejta: Në vitet e fundit vërehet një rritje e problemeve me gjunjët tek të rinjtë, kryesisht si pasojë e dëmtimeve dhe mbingarkesës gjatë aktiviteteve sportive, si dhe si faktor dytësor për shkak të pasivitetit dhe stilit modern të jetesës.

Cilat janë arsyet kryesore pse po shfaqen dhimbjet e gjunjëve në moshë të re?

Dr. Bejta: Dëmtimet e gjunjëve ndahen në dy kategori kryesore: dëmtime akute, që ndodhin gjatë aktiviteteve sportive si pasojë e lëndimeve, dhe dëmtime kronike, që zhvillohen nga mbingarkesa, mbipesha, biomekanika e dobët, përdorimi i këpucëve të papërshtatshme dhe teknikat e gabuara gjatë ushtrimeve. Nga ana tjetër, pasiviteti dhe stili modern i jetesës, si qëndrimi i gjatë ulur dhe aktiviteti fizik i kufizuar, çojnë në dobësim muskulor, duke rritur ndjeshëm ngarkesën mekanike mbi gjunjë.

Sa ndikojnë aktivitetet fizike intensive (fitness, vrapim, sporte) në dëmtimin e gjunjëve?

Dr. Bejta: Aktiviteti fizik nuk është problem në vetvete, por mënyra se si kryhet është faktor vendimtar në mbrojtjen ose dëmtimin e gjunjëve. Kur realizohet në mënyrë korrekte, ai forcon muskujt dhe stabilizon gjurin; ndërsa kur kryhet gabim, me mbingarkesë apo teknikë të dobët, rrit rrezikun për dëmtime ligamentare, meniskale dhe kërcore.

Sa rol luan mbipesha dhe a ndikon ushqimi apo problemet hormonale në problemet me gjunjët tek të rinjtë?

Dr. Bejta: Siç u cek më lart, mbipesha është një faktor kyç në dëmtimet e gjunjëve, pasi rrit ngarkesën mekanike mbi to. Ushqimi ndikon në mënyrë indirekte në këtë problematikë, kryesisht përmes ndikimit në peshën trupore dhe proceset inflamatore. Ndërsa çrregullimet hormonale përbëjnë një faktor më vete, duke ndikuar në metabolizëm, peshë trupore dhe forcë muskulare, çka rrit predispozitën për dhimbje dhe dëmtime të gjunjëve edhe në moshë të re.

A ndikojnë këpucët (sidomos atletet jo cilësore apo takat e larta) në shfaqjen e dhimbjeve?

Dr. Bejta: Gjithashtu, këpucët janë një faktor i rëndësishëm në biomekanikën e trupit. Këpucët cilësore duhet të ofrojnë amortizim dhe mbështetje të duhur, duke ndihmuar në shpërndarjen e ngarkesës dhe uljen e stresit mbi gjunjë. Nga ana tjetër, këpucët me taka të larta rrisin ndjeshëm ngarkesën në gjunjë. Prandaj, përdorimi i këpucëve të përshtatshme është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të gjunjëve.

Cilat janë shenjat e para që tregojnë se kemi problem me gjunjët?

Dr. Bejta: Dhimbja, ënjtja, kufizimi i lëvizjeve, kërcitja dhe jostabiliteti janë shenjat e para të problemeve në nyjen e gjurit tek të rinjtë.

Si mund të parandalohen dhimbjet e gjunjëve në moshë të re?

Dr. Bejta: Aktiviteti i rregullt fizik me ushtrime të kryera në mënyrë korrekte, ruajtja e peshës trupore normale dhe përdorimi i këpucëve cilësore janë faktorë kyç për shëndetin e nyjes së gjurit. Ndërsa në rastet e dëmtimeve akute të gjurit, si ato ligamentare dhe meniskale, trajtimi në kohë është thelbësor për ruajtjen e funksionit dhe shëndetit të gjurit.

A rekomandohen ushtrime specifike për forcimin e gjunjëve?

Dr. Bejta: Ushtrimet për nyjen e gjurit zakonisht fokusohen në forcimin e muskujve përreth saj, duke ndihmuar në stabilizimin dhe mbrojtjen e gjurit. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe përdorimi i biçikletës statike, e cila përmirëson lëvizshmërinë dhe forcën muskulore me ngarkesë të ulët mbi nyje, duke e bërë të përshtatshme për menaxhimin e problemeve të gjurit.

Kur është e nevojshme terapia fizikale dhe kur ndërhyrja kirurgjikale?

Dr. Bejta: Tek problemet e lehta deri mesatare, roli i terapisë fizikale është kyç në trajtim, pasi ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, forcimin e muskujve dhe përmirësimin e funksionit të gjurit. Ndërsa terapia kirurgjikale është shumë e rëndësishme në rastet e dëmtimeve sportive më të rënda, si dëmtimet ligamentare dhe meniskale, kur trajtimi konservativ nuk është i mjaftueshëm.

A është normale të “kercasin” gjunjët dhe kur duhet të shqetësohemi?

Dr. Bejta: Duhet të konsultohet ortopedi kur kërcitja e gjunjëve shoqërohet me simptoma si dhimbje, ënjtje, kufizim të lëvizjeve ose jostabilitet, pasi këto mund të tregojnë dëmtime më serioze të strukturave të gjurit. Gjithashtu, konsultimi rekomandohet nëse simptomat zgjasin, përkeqësohen ose kufizojnë aktivitetet e përditshme.

Çfarë këshille do t’u jepnit të rinjve për të ruajtur shëndetin e gjunjëve?

Rekomandohet aktivitet fizik i rregullt me ushtrime të kryera në mënyrë korrekte, duke u konsultuar me persona kompetentë, ushqim i balancuar dhe ruajtja e peshës normale. Gjithashtu, është e rëndësishme përdorimi i këpucëve të përshtatshme, respektimi i ngrohjes para aktivitetit dhe rikuperimit pas tij, si dhe shmangia e mbingarkesës së gjunjëve duke eliminuar faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë dëmtime.

/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudim: Kërkohet përfshirja e trajnimeve për demencën në programet e mjekësisë
Artikulli i rradhës Koha “pasive” para ekranit mund të rrisë rrezikun për demencë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.