Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Mjeku i Javës’ – Radiologjia dhe roli i saj në parandalimin e sëmundjeve, flet Dr. Flamur Mushica

Mjeku i javës 08/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një intervistë për “Gazeta Shneta”, Dr. Flamur Mushica – specialist i radiologjisë, thekson rolin jetik që ka radiologjia në diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve – një fushë që nga shpikja e rrezeve X më 1895 e deri më sot ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm.

“Radiologjia është një nga disiplinat më të reja të mjekësisë”, thekson Dr. Mushica. “Që nga zbulimi i rrezeve X e deri më sot, ajo ka bërë zhvillimin më të madh nëse krahasohet me disiplina të tjera mjekësore”.

Sipas tij, kjo është kryesisht për shkak të lidhjes së ngushtë që ka radiologjia me zhvillimin e teknologjisë.

Radiologjia është bërë e pazëvendësueshme në diagnostikimin e shumicës së sëmundjeve. “Me disa përjashtime si në dermatologji, ku nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm, radiologjia është pjesë përbërëse e diagnostikimit të pothuajse çdo sëmundjeje”, shpjegon ai.

Ajo që e bën radiologjinë edhe më të rëndësishme është mundësia për të zbuluar sëmundjet në fazat më të hershme, përpara se ato të japin shenja klinike.

“Ka shumë sëmundje që mund të zbulohen herët, por më të shpeshta dhe më familjare janë tumoret e mushkërive dhe të gjirit” tregon Dr. Mushica, duke përmendur rëndësinë e programeve të skriningut për këto lloje të kancerit.

“Diagnostikimi i hershëm është shpesh vendimtar për suksesin e trajtimit. Ka ndikim shumë të madh në pothuajse të gjitha sëmundjet, sidomos tek ato malinje, pasi mundësia e mjekimit është shumë më e madhe sesa kur zbulohen në faza të avancuara”, thekson ai.

Për këtë arsye, radiologjia ka një rol qendror në programet e skriningut për sëmundjet malinje. “Radiologjia ka vendin kryesor në skriningun e kancerit të gjirit dhe të mushkërive, me qëllim që ato të zbulohen herët dhe të kenë trajtim kurativ”, shton Dr. Mushica, duke nënvizuar se kjo ka ndikuar ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë nga këto dy lloje kanceri.

Sot, një gamë e gjerë teknikash radiologjike përdoret për qëllime diagnostike. Dr. Mushica thekson se zgjedhja e metodës së duhur është kyçe.

“Secila teknikë ka përparësitë dhe mangësitë e veta, prandaj përdorimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë sa më adekuate që të arrihet qëllimi”, tha ai.

“Për shembull, mammografia mbetet metoda standarde për skriningun e kancerit të gjirit, por te gratë me densitet të lartë të gjëndrave, ajo shpesh kombinohet me ultrazë apo MRI. Në anën tjetër, për mushkëritë, CT-ja me dozë të ulët (Low Dose CT) është metoda më e efektshme për detektimin e hershëm të tumorëve, edhe pse ekspozimi ndaj rrezatimit është më i lartë krahasuar me rëntgenin klasik. Megjithatë, falë softuerëve modernë, kjo dozë është ulur ndjeshëm pa kompromentuar ndjeshmërinë diagnostike”, sqaron ai.

Përsa i përket zhvillimeve më të fundit në radiologji, Dr. Mushica përmend MRI funksionale (fMRI), e cila aktualisht është më shumë në fazë eksperimentale për çrregullime neurologjike dhe psikiatrike, por edhe metoda si PET-CT po përdoren me sukses në diagnostikimin e sëmundjeve të sistemit nervor.

Zhvillimi i teknologjisë nuk ka ndalur. “Sot ka zhvillim të hovshëm të softuerëve në çdo metodë radiologjike – nga rëntgeni deri te MRI,” tregon ai. Së fundmi, edhe inteligjenca artificiale (AI) po merr një rol të rëndësishëm në përpunimin dhe interpretimin e imazheve. “AI po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në diagnostikën e gjirit, të mushkërive, prostatës, trurit e të tjera”, shton ai.

I pyetur nëse radiologët në Kosovë janë të përgatitur për të ndjekur këtë zhvillim të shpejtë, Dr. Mushica shprehet optimist: “Për fat të mirë, edhe në Kosovë ka aparatura moderne që përdoren në vendet e zhvilluara.”

Megjithatë, ai nuk mohon sfidat që ekzistojnë: “Radiologjia është një ndër fushat me zhvillimin më të shpejtë dhe që varet shumë nga teknologjia – prandaj është edhe shumë e shtrenjtë,” thotë ai, duke shtuar se një sfidë tjetër është edhe edukimi i duhur i brezave të rinj të mjekëve.

Në fund, Dr. Mushica apelon për rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për rëndësinë e kontrolleve të rregullta radiologjike:

“Femrat nga mosha 50-70 vjeçare duhet të bëjnë mamografi të paktën një herë në dy vite. Nëse kanë faktorë të rrezikut, si histori familjare, atëherë edhe më herët – rreth moshës 40 vjeçare”, thekson ai.

Po ashtu, ai thekson rëndësinë e CT-së me dozë të ulët për duhanpirësit mbi 40 vjeç, ultrazë abdominal për pacientët me hepatit kronik, si dhe kontrollet Doppler për ata me diabet apo kolesterol të lartë.

“Duhanpirësit mbi moshën 40 vjeèare duhet që së paku 1 heré né vit të bëjnë njé Low dose CT të mushkërive. Pacientët me Hepatit B ose sëmundje tjera kronike të mëlqisë duhet që së paku 1 herë në 6 muja të bëjnë një Ultrazë të abdomenit. Pacientët me vlera té larta té yndyrave apo edhe diabetiket preferohet të bëjnë në mënyrë të rregullt Ultrazërin e veshkave dhe Dopplerin e karotideve”, përfundoi Dr. Mushica./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPolicia jep detaje për rastin e Agon Zejnullahut: Sulm ndaj kalimtarëve e substancë narkotike në vendngjarje
Artikulli i rradhës Shëndeti i fëmijëve në SHBA është përkeqësuar gjatë 17 viteve të fundit, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.