Është dënuar me plot tetë vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.
I arrestuari rishtas, Prof. Dr. Lutfi Dervishi, po lavdërohet me artikujt të sponsorizuar në rrjete sociale pak kohë pas arrestimit të tij, shkruan Gazeta Shneta.
Në faqen e parë të web-faqes së Spitalit Medical Center, Dervishi cilësohet si një mjek korrekt, profesional dhe i çmuar ndërkombëtarisht.
“Ekipi profesional në Medical Center janë urolog të mirënjohur si ekspert eminent të lëmisë Urologjike jo vetëm në vend por edhe ndërkombëtarisht. Prof. Dr. Lutfi Dervishi dr. sci. dhe Ass. Dr. Tunë Pervorfi mr. sci. , sukseset, korrektësia dhe aftësia e tyre profesionale janë të njohuara dhe të çmuara ndërkombtarisht”, shkruhet në përshkrimin për spitalin.
I njëjti shkrim dhe faqe është reklamuar mjaft shumë kohëve të fundit në rrjetet sociale, ironikisht pak kohë pas arrestimit të Dervishit.
Gjykata Supreme këtë vit ka vendosur ta rikthej në rigjykim rastin e njohur si ‘Medikus’, edhe pasi dënimet për këtë rast të vitit 2013 u vërtetuan nga Gjykata e Apelit.
Përveç Dr. Lutfi Dervishit, për këtë rast katër vjet më parë janë dënuar edhe djali i Dervishit, Arbani me shtatë vjet e tre muaj burg, të cilin Gjykata e Apelit e ngriti në tetë vjet, ndërsa Sokol Hajdinit apeli ia shqiptoi pesë vjet burg.
Larg korrektësisë, Dr. Lutfi Dervishit i është ndaluar edhe të ushtrojë profesionin e urologut për dy vjet.
Përkundër dënimit në vitin 2013, Dervishi u arratis nga drejtësia për t’u mos u arrestuar deri këtë vit. /Gazeta Shneta/