Ne jetojmë në një shoqëri të orientuar drejt konsumit, që na shtyn të blejmë produkte për të cilat nuk kemi nevojë, shumica e të cilave janë të mbushura me kimikate të rrezikshme. Njerëzimi është vazhdimisht i ekspozuar ndaj toksinave, të cilat për fat të keq janë të fshehura mirë në të gjitha produktet ushqimore, mjekësore, përdorimit vetjak apo atij shtëpiak.
Toksinat gjenden edhe në ajrin që na rrethon. Shumë prej këtyre produkteve janë të zbukuruara me etiketa shumëngjyrëshe me të cilat konsumatori joshet të besojë se produktet në fjalë janë natyrale, të sigurta për fëmijët apo të përgatitura me produkte natyrale dhe organike.
Jo vetëm që produktet e mëposhtme janë një kërcënim për organizmin, por ato janë rrezik akoma më i madh për shëndetin e fëmijëve.
Mishrat dhe ushqimet e përpunuara
Ushqimet e shpejta janë zakonisht të përpunuara, të skuqura, të homogjenizuara, të hidrogjenizuara dhe të mbushura me aditivë dhe kimikate. Qumështi që konsumojmë në kuti është zakonisht i përpunuar dhe në disa raste përmban antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera. Mishrat e përpunuar kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me semundjen e kancerit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mënyra më e mirë për të parandaluar ushqimet e përpunuara është të blini vetëm produkte organike dhe të lexoni me kujdes etiketat.
Toksinat në produktet e kujdesit vetjak
Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjenës personale. Për shembull, llaku i flokëve dhe acetoni i thonjve përmbajnë phthalate, që shkakton probleme më vëmendjen dhe i shpërqendron fëmijët ndaj ndërveprimeve sociale. Pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluoride ndërkohë që shampot dhe produktet e tjera për fëmijë Sulfatin Laureth, (një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor që shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinë që çrregullon zhvillimin) dhe më e keqja nga të gjitha Parfum, një përzierje e mbi 3000 kimikateve të rënda të cilat kompanitë për fatin tonë të keq nuk janë të detyruara me ligj t’i tregojnë.
Toksinat në detergjentet larës
Detergjentët larës përmbajnë fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Të gjithë këto kimikate me emra të pakuptueshëm që shkaktojnë kruarje, njolla, tharje të lëkurës dhe problem me sinozitin. Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjentë që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme.
Produktet toksike të pastrimit dhe freskuesit e ajrit
Ekspertët thonë se disa prej përbërësve më të zakontë që gjenden në produktet e pastrimit të shtëpisë përfshijnë shumë kimikate siç janë: 2-BE (që shkakton probleme me fertilitetin) ammonia (që shkakton dëme tek veshkat dhe mëlçia) bojra qymyri (që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë sistemin nervor) dhe të famshmen aromë të “mirë”. Freskuesit e ajrit përmbajnë aromë me bazë kimikatesh të cilin ju mund ta zëvendësoni me ujë dhe Vajra esencialë.
Pesticidet
Pesticidet mund të gjenden kudo tashmë: në shtëpi, në ambientin që na rrethon, në ushqim dhe në pije. Mënyra më e mirë për të shmangur pesticidet është që blini gjithçka me bazë organike, duke nisur nga ushqimi, veshjet tuaja dhe të fëmijëve, ose të përdorni uthull apo sodë për të pastruar frutat dhe perimet.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara përmbajnë shumë acid fosforik që shkakton hipoalcemi tek fëmijët. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, konsumi i këtyre pijeve mund të shkaktojë kancer, obezitet, diabet, por edhe mund të shkaktojë një pubertet më të hershëm tek vajzat. Pijet e gazuara përmbajnë një sërë ëmbëltuesish artificialë, sheqerna, aspartame dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.
Ëmbëltuesit artificialë
Ëmbëltuesit artificialë mund të gjenden tek disa ushqime dhe shkaktojnë sëmundjet e zemrës, diabet, tension të lartë të gjakut dhe goditje në tru. Ëmbëltuesit artificialë stimulojnë oreksin, rrisin dëshirën për karbohidrate dhe shkaktojnë çrregullime të metabolizmit. Studiuesit në Universitetin e Jeil zbuluan një lidhje të fortë mes obezitetit tek fëmijët dhe konsumit të ëmbëltuesve artificialë.
Shishet dhe enët plastike të ushqimit
Një studim Gjerman nxori në pah se disa kimikate që gjenden në shishet plastike të ujit të 18 markave të ndryshme Evropiane ndërhynin në sistemin e hormoneve dhe shkaktonin difekte në lindje, çrregullime kardiovaskulare, çrregullime me metabolizmin dhe probleme të tjera me zhvillimin. Përbërës të tjerë të enëve plastike të ushqimit dhe shisheve plastike janë : bisphenol-A (BPA) dhe bisphenol-S (BPS), të cilat pengojnë zhvillimin e trurit. Ju duhet të përdorni gjithnjë enë qelqi për ushqimet tuaja.
Vitaminat e shpejta
Vitaminat e shpejta që përtypen lehtë nga fëmijët, blihen nga prindërit si një mënyrë më e mirë për t’u dhënë fëmijëve vitaminat për të cilat kanë nevojë. Por në këto vitamina gjenden shpesh shumë elementë të rrezikshëm që përbëjnë një kërcënim për fëmijët.
Lodrat
Lodrat e fëmijëve përmbajnë shumë elementë të rrezikshëm. Disa prej kompanive më në zë të prodhimit të lodrave në botë përdorin material toksike siç është formaldehyde.