Dr. John F. Murray ka ndërruar jetë nga Sindromi Akut i Frymëmarrjes që në mjekësi njihet si ARDS. Ai erdhi në këtë gjendje pasi u prek nga koronavirusi Covid-19.
Murray njihet si njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të zbulimit të diagnostikimit dhe trajtimit të ARDS-së dhe për ironinë e fatit ai ndërroi jetë pikërisht nga kjo sëmundje e mushkërive në moshën 92 vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Murray ka qenë Shef i Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv në Spitalin Universitar në San Francisco në SHBA.
“Ai kishte plane për përcaktimin e trajtimit për pacientët me ARDS dhe përfundoi duke vdekur nga po kjo sëmundje. Është tragjike dhe ironike”, ka deklaruar djali i tij.
I ndjeri është vlerësuar edhe si kontribuues i madh në fushën e tuberkulozit dhe HIV/AIDS. /Gazeta Shneta/