Një studim i ri ka ekzaminuar shëndetin mendor të afro 1.300 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Kinë që trajtuan pacientët me COVID-19. Hulumtimi shqyrtoi simptomat e depresionit, ankthit, pagjumësisë dhe shqetësimit.
Jianbo Lai, nga departamenti i psikiatrisë në Kinë është autori i parë i studimit i cili u botua në revistën JAMA Network Open.
Lai dhe kolegët vendosën të ekzaminojnë rezultatet e shëndetit mendor të profesionistëve të kujdesit shëndetësor që trajtuan pacientët me COVID-19 në Kinë, transmeton Gazeta Shneta.
Plrkatësisht, ata shikuan profesionistët e kujdesit shëndetësor që punuan në 34 spitale që kishin pacientë me COVID-19.
Këta punëtorë mund të jenë në një rrezik të ngritur nga shqetësimi psikologjik dhe problemet e tjera të shëndetit mendor, shkruajnë autorët.
Për shkak të numrit gjithnjë në rritje të rasteve të COVID-19, ngarkesës dërrmuese të punës, një mbingarkesë niformacioni dhe pajisje dhe mjete të pamjaftueshme mbrojtëse personale.
Për më tepër, autorët vërejnë, studimet ekzistuese tregojnë se në situata të ngjashme, punonjësit e kujdesit shëndetësor përjetojnë stigmatizim, si dhe frikë nga infeksioni për vetn dhe familjet e tyre.
Në përgjithësi, studimi zbuloi se:
50.4% e të anketuarve kishin simptoma depresioni, 44.6% kishin simptoma ankthi, 34% raportuan simptoma të pagjumësisë dhe 71.5% raportuan ndjenja shqetësimi.
Infermieret, gratë, punonjësit e kujdesit shëndetësor të frontit dhe ata që punojnë në Wuhan, Kinë, raportuan shkallë më të rënda të të gjitha matjeve të simptomave të shëndetit mendor sesa punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor. /GazetaShneta/