I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj dha ekskluzivisht lajmin e bukur se do bëhet baba për herë të dytë.
“Po presim një fëmijë, një bekim të madh nga Zoti”, u shpreh Valeri.
Ermali e surprizoi Valerin duke i sjellë në studio të ftuarit e publikut një shportë të mbushur me dhurata për të.
“Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën e duhur. I qofshim falë atij për çdo të mirë që na sjell në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën”, u shpreh Valeri.
Valeri zbuloi se do bëhet sërish baba i një djali duke e bërë djalin e parë, Darion me vëlla. Modeli dhe doktori u shpreh se në të ardhmen shpreson të bëhet edhe me një vajzë.