Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale? Ja rastet kur është e mundur

Këshilla për shtatzëna 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një bazë të përgjithshme, shumica e njerëzve zgjedhin të kryejnë marrëdhënie seksuale pa asnjë mbrojtje vetëm kur dëshirojnë të krijojnë një fëmijë. Por edhe nëse jeni një grua beqare dhe nuk doni t’i privoni vetes të drejtën për të qenë prind mund të ngeleni shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale.

Metodat e shtatzënisë pa marrëdhënie seksuale:

Ta lini fëmijën tuaj ta rrisë një nënë surrogate. Në disa çifte, shanset e infertilitetit mund të jenë të pranishme në një ose tek të dy partnerët, ose gruaja nuk mund të ketë një mitër të fortë aq sa ta mbajë fëmijën. Por çiftet duan të kenë një fëmijë të tyre dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet një nëne surrogate. Sperma e mashkullit dhe vezët e femrës kombinohen në një ambient laboratorik për të lejuar fekondimin dhe formimin e një embrioni. Ky embrion pastaj vendoset në barkun e një surrogatoje të gatshme, e cila do ta mbajë fëmijën brenda saj gjatë shtatzënisë e më pas t’jua japë atë prindërve biologjikë. Kjo metodë është sigurisht shumë e shtrenjtë dhe në Shqipëri nuk kemi dëgjuar ndonjë rast të tillë, ndërsa në botë ajo që bëri shumë bujë ishte shtatzënia e fundit e Kim Kardashian.

Procedimi me Fertilizimin In-Vitro. Në disa raste, gruaja mund të jetë e shëndetshme për ta mbajtur fëmijën përmes shtatzënisë, por vetë fekondimi mund të jetë një problem. Këtu luan rol të rëndësishëm IVF, një medotë që është në dispozicion në klinikat e shumta të infertilitetit në vend dhe procesi është mjaft i drejtpërdrejtë. Janë disa medimakente që i jepen gruas për të rritur prodhimin e vezëve, të cilat pastaj nxirren. Këto mund të fekondohen me spermatozoidin që keni zgjedhur. Pasi një embrion formohet me sukses pas fekondimit, një kateter përdoret për të hapur mitrën tuaj dhe për të vendosur embrionet brenda jush. Disa gra kanë tendencë të ndiejnë pak dhimbje në bark, në momentin që embrionet tentojnë të futen brenda mitrës. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbetur shtatzënë, por kushton shumë derisa të ketë sukses.

Përzgjedhja e teknikës me “baster”. Shumë pak njerëz mund të jenë të vetëdijshëm për këtë teknikë, ndërsa shumë të tjerë e mendojnë këtë si një metodë të shpejtë dhe të lehtë. Shumë specialistë të fertilitetit nuk e rekomandojnë këtë teknikë, por as nuk do t’ju kërkonin që të mos e zgjidhnit. Zakonisht kjo bëhet tek çiftet e gjinisë së njëjtë (lezbike) dhe mund të krahasohet me inseminimin artificial. Hapat janë mjaft të thjeshta. Sperma mund të merret nga një person i njohur ose nga banka e spermës. Basteri është pajisja që perdoret pastaj për të thithur spermatozoidet në tub. Një lubrifikant i vogël aplikohet në tub, i cili vendoset brenda në vaginën e gruas, duke lënë spermatozoidet brenda. Kjo është pa dhimbje, dhe nuk ka kohë shërimi pasi kjo nuk është një procedurë mjekësore. I vetmi rrezik që vjen me këtë teknikë është nga burimi i spermës.

Inseminimi brenda Uterusit. Kjo është një teknikë mjekësore pak e avancuar, e quajtur si IUI, e cila është një kombinim i basterit dhe IVF, brenda trupit të gruas. Kjo zakonisht zgjidhet nga çiftet ku mashkulli nuk është shumë pjellor ose nga gratë që duan të bëjnë një fëmijë duke qenë të vetme. Gjatë ovulimit, veza arrin në mitër, në pritje të fekondimit nga një spermë. Me IUI, ju zgjidhni spermatozoidin ose nga një donator ose nga banka. Ky spermatozoid futet menjëherë brenda mitrës suaj, afër vezës, duke përdorur një kateter nga një profesionist mjekësor. Nëse keni bërë një pap test, procesi është i ngjashëm me të. Shumica e grave ndiejnë vetëm dhimbje të vogla, dhe mund të rifillojnë jetën e zakonshme brenda një kohe të shkurtër. Kjo mund të duhet të përsëritet për një mori ciklesh derisa të jetë e suksesshme.

Shtatzëni nga disa pika. Ndonjëherë, mund të dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk e bëni këtë. Kjo mund të jetë për shkak të disfunksionit erektil tek meshkujt ose dhimbjes në organet gjenitale të grave, duke e bërë të vështirë për të pasur marrëdhënie seksuale ose thjesht të dhimbshme. Ky është momenti ku ju mund të përdorni edukimin seksual për të mbetur shtatzënë. Shumë të rinj këshillohen të përdorin mbrojtje sepse edhe ekspozimi më i vogël i spermës në vaginë mund të bëjë që një grua të mbetet shtatzënë. Kjo është pikërisht ajo që mund të përpiqeni të bëni, duke u përpjekur të keni një derdhje sa më afër vaginës që të jetë e mundur. Shanset për të pasur sukses me këtë janë të rralla por ju mund të zgjidhni ta provoni me këtë metodë para se të përdorni ndonjë tjetër.

Artikulli paraprakModeli i famshëm shqiptar sërish do të bëhet baba
Artikulli i rradhës Dukesha Middelton viziton foshnjën mbretërore, ja sa kushtoi veshja e saj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.