Kaltrina Mikushnica po e viziton shpesh fotografin e saj personal për të realizuar fotosesione teksa po e shijon fundin e shtatzënisë.
Ditë më parë, ajo ka publikuar disa fotografi fantastike që kishte realizuar, disa nga fotot më të bukura që kemi parë tek një shtatzënë.
Por, Kaltrina na ka befasuar sërish. Kësaj, radhe ajo në fotografitë e saj ka përfshirë edhe familjarët: bashkëshortin i cili është mjek pediatër, Besart Merovci dhe vajzën e tyre.
Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale, treshja familjare dukej për mrekulli të veshur me ngjyrë të zezë.