Moderatorja shqiptare shtatzënë, askush s’e vuri re gjerë tani

2019-05-07 në ora 15:10

Moderatorja dhe spikerja e njohur e lajmeve në “Vizion Plus”, Lira Burgija është në pritje të fëmijës së parë.

Moderatorja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe ndonëse çdo ditë del në ekranin e Vizion Plus ku jep lajmet, asnjëri nuk e ka vënë re ndryshimin saj.

Së fundmi, burime për ‘Bordo.al’ kanë treguar se gazetarja është në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Lira dhe partneri i saj Ertjani janë në pritje të fëmijës së parë dhe në verë pritet që fëmija i tyre të vijë në jetë.