Ditën e djeshme, dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe Princ Harry-t dhe bebushi mbretëror u kthye në kryefjalën e mediave.
Ajo donte shumë që ta ruante traditën mbretërore duke lindur në shtëpi, por fatkeqësisht kjo dëshirë nuk iu realizua pasi Meghan lindi në spital.
Të paktën kështu u raportua nga mediat britanike të cilët u shprehën se dukesha e Sussex i dha jetë djalit të saj në një spital amerikan Portland, pikërisht aty ku lindi Victoria Beckham, ku mendohet se shpenzimet kanë shkuar 26,000 dollarë.
Spitali është i njohur për pacientët e saj të klasit të parë. Portland ofron shërbim hotelerie me pesë yje për nënat e reja, me 36 dhoma private si dhe një çerdhe.
Suitat e lakmueshme kushtojnë 2,300 $ në natë dhe përmbajnë një zonë të veçantë ku edhe mund të argëtohesh.
Po ashtu, është raportuar se spitali ka dhe dhoma të rezervuara për mbretër dhe VIP-a të tjerë që kushtojnë më shumë se 2,600 $.
Në këtë spital, padiskutim nuk mungon shërbimi në dhomë 24 orë, tualete luksoze, suita specifike për familjarët dhe vizitorët e tjerë.