Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje me Moderna për të përshpejtuar dërgimin e vaksinave anti covid në Gjermani e vende tjera të Bashkimit Evropian, pasi rastet e infektimit me variantin Omicron janë rritur.
Në të gjithë Evropën, Qeveritë kanë ndërmarrë masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron, shkruan Reuters.
Për këtë arsyje, edhe Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë Moderna për të përshpejtuar dërgimin e vaksinave anti covid në vendet e Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Shneta.
Moderna pret të dorëzojë 10 milionë doza të vaksinës së saj të bazuar në mRNA në Gjermani në dhjetor dhe 25 milionë doza shtesë që pritet në tremujorin e parë të 2022, tha në një deklaratë organi ekzekutiv i Bashkimit Europian.
Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach tha se do të dëshironte që në tremujroin e parë të sigurohen 70 milionë doza të vaksinës, të cilat do të nevojiten për strategjinë e tij për të administruar dozat përforcuese.
Ai tha gjatë një konference për shtyp se ai shpresonte se strategjia do të ndihmonte në thyerjen e valës së katërt të pandemisë të nxitur nga varianti Delta dhe të ndërtonte mbrojtje kundër Omicron që përhapet më shpejt./Gazeta Shneta/