Sipas një studimi të fundit laboratorik, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, Omicron replikohet 70 herë më shpejt se varianti Delta në qelizat nga trakti i sipërm respirator.
Megjithatë, shkencëtarët zbuluan gjithashtu se Omicron replikohet 10 herë më pak me efikasitet në indet e mushkërive sesa virusi origjinal SARS-CoV-2, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Këto gjetje mund të ndihmojnë për të shpjeguar pse Omicron është veçanërisht i transmetueshëm –gjegjësisht të kemi më shumë grimca virusi në rrugët e sipërme të frymëmarrjes që e bëjnë më të prirur të lëvizë nga një individ në tjetrin.
Fakti që replikohet më pak në indet e mushkërive mund të lë të kuptohet se shkakton sëmundje më pak të rënda. Megjithatë, studimet laboratorike mbi qelizat nuk përkthehen gjithmonë njëjtë dhe tek njerëzit.
Dr. Muge Cevik, një lektore klinike në sëmundjet infektive dhe në virologjinë mjekësore në Universitetin e St. Andrews në Mbretërinë e Bashkuar, diskutoi gjetjet në Twitter. Ajo shpjegon:
“Replikimi më pak efikas në mushkëri mund të sugjerojë ashpërsi më të ulët, por ashpërsia te njerëzit nuk përcaktohet vetëm nga riprodhimi i virusit, por edhe nga përgjigja imune e pritësit.”
“Për ata që pyesin nëse ky është një lajm i mirë [ose] i keq, përgjigjja e thjeshtë: nuk e di. Ndërsa Omicron mund të infektojë qelizat e mushkërive në mënyrë më pak efikase, një ngarkesë më e lartë virale mund të përkeqësojë përgjigjen imune,” përfundon ajo. /Gazeta Shneta/