Mohammedi 7-vjeçar bëhet me shokë (Video)

2017-02-15 në ora 15:10

“Do të doja të isha sikurse fëmijët e tjerë, të shkoj në shkollë dhe të mësoj. Kur dal jashtë shtëpisë, njerëzit më këqyrin dhe tallen me pamjen time. Unë kthehem në shtëpi dhe qaj”.

Kështu thoshte Mohammedi 7-vjeçar në një video të para disa ditëve në rrjetin televiziv Al Jazeera. Videoja u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe kjo bëri që ky fëmijë të bëhet me shokë, transmeton gazetashneta.

Astronauti i parë mysliman nga Londra, vendosi që të udhëtoj për në Turqi për ta vizituar 7-vjeçarin, i cili vuan nga një çrregullim gjenetik i quajtur ‘progeria’, i cili prekë 1 në 20 milionë njerëz.

“Kur e pash në internet, e ndjeva nevojën që të bëhem shok i tij. Dëshiroja t’i them se sa i veçantë është”, thotë Hussain Manawer.

Fëmija dhe familja e tij janë nga Damasku, por për shkak të luftës ata u shpërngulën në Turqi vitin e kaluar.

Edhe Asociacioni Ndërkombëtar për Ndihma dhe Zhvillim, iu bashkua iniciativës së Manawer për të mbledhur para për Mohammedin.

Pas vizitës, ata u interesuan për transferimin e fëmijës për trajtim mjekësor. /Gazeta Shneta/