Një studim i ri nga European Respiratory Journal tregon se konsumimi i mollëve dhe domateve mund të ngadalësojë plakjen natyrale të mushkërive dhe të ndihmojë ish-duhanpirësit të ruajnë funksionin e tyre pulmonar.
Hulumtimi, i ndjekur për 10 vjet te 680 të rritur, tregoi se ata që konsumonin më shumë fruta të freskëta dhe domate kishin rënie më të ngadaltë të kapacitetit të mushkërive, veçanërisht tek ata që kishin lënë duhanin, shkruan PMC, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertja Vanessa Garcia-Larsen shpjegon:
“Një dietë e pasur me fruta dhe domate mund të mbrojë mushkëritë dhe të ofrojë përfitime të dukshme tek ish-duhanpirësit.”
Ky studim nxit njerëzit që të përfshijnë në dietën e përditshme të paktën disa fruta dhe perime, jo vetëm për shëndetin e mushkërive, por edhe për energji dhe jetë më të gjatë.


