Studiuesit tregojnë se acidi alfa‑lipoik (ALA) një antioksidant që gjendet në burime bimore si spinaqi mund të luajë rol të rëndësishëm në kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve të tij.
Në disa studime njerëzore është vërejtur se suplementimi me ALA rezulton në: ulje të nivelit të glukozës në gjak, përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës, përmirësime në markues të stresit oksidativ, të cilët lidhen me dëmtimet e nervave te diabetikët, shkruan MDPI, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se efektet më të studiuara janë përmes formave të kontrolluara të ALA‑së (suplimente), jo vetëm përmes konsumit të spinaqit.
Për më tepër, duhet të vazhdojnë studime për të përcaktuar dozën, sigurinë dhe efikasitetin tek të ndryshëm pacientë.


