Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mollët e thara, traditë shumëvjeçare tek shqiptarët

Jetë 25/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përgatitja e mollëve të thata në formë rrethore është një proces i lehtë dhe shpërblyes.

Mjafton të qëroni dhe të prisni mollët, t’i spërkatni me kanellë dhe t’i piqni në furrë me zjarr të ngadaltë për disa orë.

Tradita e mollëve të thata është e hershme në kulinarinë shqiptare veçanërisht në zonat e Korçës, Dibrës por edhe në zona me prodhim të lartë të mollëve, shkruan Albeu.

Këshilla si të thani mollët:

Përbërësit: 5 Mollë ¼ e filxhanit me lëng limoni

1 lugë gjelle me kanellë

Udhëzimet

Lajini dhe qërojini mollët. Nëse dëshironi mund t’i lini me lëkurë. Pritini në feta të holla dhe në mënyrë të rregullt.

Lëngun e limonit mund ta hidhni në 250 ml ujë dhe t’i vendosni mollët aty që të parandaloni nxirjen e tyre. Më pas, hiqini nga lëngu dhe thajini me letër kuzhine.

Spërkatini mollët me kanellë pluhur dhe vendosini në mënyrë të rregullt në furrë. Temperatura duhet të jetë 65°C – 80°C. Herë pas here hapeni furrën që të lejoni qarkullimin e ajrit dhe daljen e lagështisë.

Mollët duhet të piqen për 5 deri në 8 orë, ndonëse koha e përshtatshme varion nga nivelet e lagështisë, furra e përdorur, lloji i mollës, prerja e fetave etj.

Që fetët të konsiderohen të pjekura, ato duhet të jenë të thata tërësisht dhe nuk duhet të ngjiten. Këputeni një fetë në gjysmë që të shikoni nga afër lagështirën e mbetur. Një fetë e pjekur duhet të ngjajë me një sfungjer të thatë.

Pasi i keni nxjerrë nga furra, lërini të ftohen për disa orë dhe më pas futini në një enë të izoluar mirë.

Ruajini në një vend të errët, të thatë e të freskët për disa muaj nëse nuk dëshironi t’i konsumoni menjëherë. nëse  ndiheni të pasigurt në lidhje me tharjen e tyre, futini tek ngrirja në frigorifer. Ndonjëherë ndodh që ushqimi thahet shpejt në pjesën e jashtme por në brendësi vazhdon të mbetet lagështia.

Rrjedhimisht për tharjen e një produkti rekomandohet një temperaturë e ulët. Megjithatë, nëse planifikoni t’i hani mollët menjëherë, atëherë mund të zgjidhni edhe temperaturën e lartë.

Feta të thata  të agrumeve: Mënyra më e lehtë për t’i dhënë shije ujit dhe çajit. Prisni hollë fetat e portokallit, limonit ose agrumeve të tjera dhe thajini në furrë me temperaturë të ulët.

Përdorini në ujë, çaj ose pije të tjera. Përveç shijes, paraqitja e tyre është mjaft e këndshme.

Domate të pjekura në furrë: Pjekja e ngadaltë e domateve në temperaturë të ulët zgjat disa orë, por ato domate të thara ju mund t’i ruani në zonën e ngrirjes dhe t’i përdorni gjatë gjithë vitit. Klikoni këtu për të mësuar mbi tharjen e domateve.

Artikulli paraprakFotografia e bukur që tregon se si lindja ndryshon për të gjitha gratë
Artikulli i rradhës Këshilla më e re për fjetjen me beben tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.