Pamjet dramatike të kapura në momentin kur një vajzë 4- vjeçare u rrëzua nga pjesa e prapme e autobusit kanë bërë xhiron e botës. Vajza 4 -vjeçare u plagos rëndë pasi u rrëzua deri sa autobusi ishte në lëvizje përgjatë një rruge në Harrison, Arkansas.
Videoja dramatike u filmua nga kamera e një makine që po lëvizte në të njejtën rrugë, shkruan Ora News.
Një zjarrëfikës vullnetar, i cili po udhëtonte prapa autobusit kur aksidenti fatal ndodhi, shihet duke vrapuar tek vajza e cila ndodhej e shtrire në mes të rrugës.
4 -vjeçarja e cila ra pa ndjenja dhe theu nofullën në këtë aksident, pritet të ketë një shërim të plotë.
Për t’a shikuar ngjarjen, ndjekeni videon në vijim.




