Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos i bëni këto gjëra pas bukës!

Jetë 31/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë prej nesh kanë shprehi të ndryshme të zakonshme që vrapojnë ti bëjnë pasi të kenë ngrënë ushqim, por janë po këto veprime që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin nëse bëhen menjëher pas ushqimit shkruan Health Digest transmeton Gazeta Shneta.

Këto veprime nuk duhet t’i bëni pas bukës:

Mos pini cigare – Eksperimentet e kryer nga ekspertët kanë treguar që pirja e një cigareje pas vaktit barazohet me 10 cigare (rrezikshmëria e prekjes nga kanceri është më e lartë).

Mos konsumoni fruta menjëherë pas vaktit – Kur konsumoni frutat menjëherë pas vaktit, ato mbeten në stomak së bashku me ushqimin duke mos u tretur në kohë. Rekomandohet të konsumoni një frut të paktën 1 orë para ose pas vakteve. Ideale do të ishte konsumimi i saj në mëngjes me stomakun bosh, pasi mëngjesi është momenti ideal për marrë lëndët ushqyese të frutit dhe të nisni ditën me energji.

Mos konsumoni çaj – Kjo sepse gjethet e çajit kanë një përmbajtje të lartë në acid. Ky i fundit forcon proteinën e marrë nga ushqimet, duke çuar në ngurtësim të tyre dhe si pasojë në probleme me tretjen. Rekomandohet që çaji të konsumohet një orë pas vaktit.

Mos bëni dush – Dushi menjëherë pasi konsumimit të vaktit shkakton rritjen e qarkullimit të gjakut në duar, këmbë dhe trup, duke sjellë uljen e sasisë së gjakut në stomak. Kjo do të shkaktonte dobësimin e sistemit tretës.

Mos bini të flini – Ushqimi nuk do të tretet siç duhet nëse uleni të flini pas buke. Kështu keni më shumë mundësi të prekeni nga gastriti dhe infeksionet në zorrë.

Mos ecni – Të ecni sapo keni mbaruar vaktin është një ide e keqe. E ecura pas vakteve sjell refluks acid dhe mostretje të ushqimit. Rekomandohet të ecni 10 minuta një orë pas ngrënies.

“Mos e lironi rripin”– Ne mendojmë se një ushqim i mirë është ai që të fryn apo të mbush barkun. Por, nëse detyroheni të lironi rripin e pantallonave do të thotë që ju keni ngrënë më shumë nga sa duhet. Duke vepruar kështu, mundeni të ndiheni mirë për pak dhe do rinisni të hani përsëri deri në mbingopje. Prandaj, konsumoni aq sa mund të ndiheni mirë.

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakRealizohet operacioni i parë në gjymtyrë në QSUT
Artikulli i rradhës Produktet shtëpiake për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.