Mos e leni kurrë natën Wi-Fi të lëshuar

2017-03-29 në ora 19:43

Mes këshillave të dobishme rreth përdorimit të telefonave të mençur, është edhe një këshillë që duhet ndarë dhe shqyrtuar në mënyrë serioze, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.

Sa herë keni pyetur veten nëse duhet mbajtur derisa të jeni në gjumë pajisjet tuaja të jenë të lidhura me internet? Arsyeja e kësaj është se ato nuk duhet lënë të lidhura është mjaft logjike.

Në fakt, përpos problemeve shëndetësore prej valëve, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet bërë këtë për shkak të shpenzimit të baterisë së pajisjes suaj. Problem të ngjashëm mund të keni edhe për shkak të lidhjes me Bluetooth.

Po ashtu, në këtë mënyrë duke shkyçur pajisjen nga Wi-Fi, shtyni “mbetjet” e baterisë edhe për një kohë të konsiderueshme.

Wi-Fi, Bluetooth e alarmet e sigurisë, veprojnë në të njëjtin grup të radio frekuencave duke shkaktuar shqetësim në trupin tonë, pa e dalluar fare, madje edhe deri tek kokëdhimbjet.

Spektri elektromagnetik, shtrihet gjatë një kohe të gjatë duke lëshuar rrezet gama, ndërkaq ato priren të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, pra aty hyjnë rrezet ultravjollcë. /Gazeta Shneta/