Një foshnje gjashtë muajshe humbi jetën pasi gruaja 23-vjeçare, me inicialet F.Sh, nga Membai i Indisë humbi ekuilibrimin me takat e saj dhe lëshoi foshnjën nga ballkoni.
Gruaja ishte në një dasmë me djalin e saj, për të cilën thuhej se kishte probleme me të ecurit, sipas medieve lokale, transmeton Gazeta Shneta.
Djali i saj raportohet të ketë pësuar lëndime të shpinës dhe të ketë vdekur përpara se të arrijë në spital.
Disa burime jo-zyrtare thonë se ai kishte rënë nga ballkoni, derisa disa tjerë deklarojnë se foshnja kishte rënë nga shkallët.
Mjekësia ligjore është duke u marrë me rastin./Gazeta Shneta/


