Mosha pas të cilës femrat nuk mund të mbeten shtatzënë

2017-12-19 në ora 16:16

Shumica e studimeve tregojnë se megjithëse femrat janë të përgatitura financiarisht për lindjen e një foshnje, kalimi i moshës mund të reduktojë mundësinë për të ngelur shtatzënë.

Ndërkaq, nga mosha 35-vjeçare femrat për shkak të ovulacionit të pasigurt, konceptimi arrihet shumë më vështirë, transmeton Telegrafi.

Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në procesin e ndarjes qelizore të vezës.

Femrat më të moshuara kanë komplikime më të shpeshta, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit e lidhur me shtatzëninë, rrezik më të lartë për abort, si edhe përqindje më të lartë që lindja të ndodhë me prerje cezariane.

Suplementet që përmbajnë mio-inositol, acid folik dhe melatonin ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së vezës dhe funksionin ovarian.