Moti në ditët në vijim do të jetë mot i ftohtë, me vranësira, erë dhe kohëpaskohe rrebeshe shiu të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të jenë nga -2C e deri në 3C, kurse maksimalet nga 5C deri në 7C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“15.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.
16.03 – Ftohtë dhe me erë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten rrebeshe shiu e në mbrëmje edhe me borë. Në vise kordinoro malore borë.
17.03 – Me erë dhe ftohtë. Kryesisht me vransira e herë herë me rrebeshe të dobëta shiu apo edhe bore orëve të mbrëmjes. Në vise kodrinoro malore vetëm reshje bore.
18.03 – Mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme, e orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të dobëta bore dhe shiu, e në mbrëmje të borës.
19.03 – Vijon të mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh të dobët shiu të përzier edhe me borë.”, thuhet në postim./GazetaShneta/