Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,444 testime të kryera janë konfirmuar 565 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 304 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 64 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 10,885 raste aktive./GazetaShneta/