Ditët në vijim priten të jenë me mot të ndryshueshëm, duke filluar nga dita e mërkurë që do të mbizotërojë mot i ngrohtë, kurse të premten pritet të ketë reshje shiu e bore.
Tempertaurat minale do të jetë nga -1C deri në 3C, kurse ato maksimale priten të rriten nga 5C deri në 10C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“21.12 – Kryesisht me vransira. Përgjatë ultësirave me mjegull ose vransira të ulëta, që mund të mbeten edhe përgjatë ditës. Vende-vende nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu.
22.12 – Në ultësira mjegull dhe vransira të ulëta, pasdite mundësi për intervale të shkurta me diell. Në vise kodrinoro-malore kryesisht me kthjellime dhe diell.
23.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me mjegull, e pasdite pritet të shpërndahet kur priten intervale me diell.
24.12 – Kryesisht me vransira. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
25.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për reshje shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/