Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,001 testime të kryera janë konfirmuar 223 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 342 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 36,568.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 11,081 raste aktive./GazetaShneta/