Mot me vranësira sot, pritet të ketë edhe reshje shiu

2017-04-28 në ora 09:27

Vendi ynë ditëve në vijim do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe fushave në dobësim me presion të lartë. Ndërkohë, nga Atlantiku një turbullirë gjatë ditës së premte do të depërtojë mbi Itali, e ditëve të fundjavës mbi rajon, që do sjellë vransira dhe reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Deri të premten do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vransira. Të premten, me afrimin e turbullirës në rajon, vransirat do të shtohen, e në fundjavë do të mbajë mot më i freskët me reshje lokale shiu, kryesisht nga pasditja dhe mbrëmja e së shtunës. Të dielen gjatë ditës priten edhe kthjellime dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 10C, e maksimalet nga 23C deri në 24C. Në fundjavë maksimalet pritet të zbresin në 15C deri 18C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriu 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbres në vlera normale.

Image may contain: text